Analisti Ben Andoni paralajmëron ‘zhurmë’ të madhe në politikën shqiptare, zbulon çfarë ka në plan Amerika

Analisti i njohur, Ben Andoni, ka folur ditën e sotme për krizën në Partinë Demokratike dhe takimin e ambasadores amerikane Yuri Kim dhe “kryetarit të komanduar” të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Andoni tha se deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim nuk janë qëndrime personale por të diktuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Gjithashtu ai paralajmëroi se pas Sali Berishës, Amerika do të nisë kritikat e saj në kampion socialist për shkak se është shtuar korrupsioni dhe prangosja e ish-ministrave të Ramës e dëshmon këtë gjë.

“Kur afrohet koha për zgjedhjen e presidentit e bën përfaqësinë amerikane të jetë e kujdesshme, në rastin tonë është zgjedhur përfaqësia e kuvendit për të bërë takime. Me Alibeajn kanë zënë peshën kryesore pasi legjitimon frymën e përfaqësisë amerikane ndaj PD-së. Nuk është kaq e errët për PD sac po thuhet qoftë nga njerëz të grupit të Rithemelimit por edhe nga njerëz të tjerë. Vet zoti Berisha për hir të vërtetës është njeriu kryesor i Grupit të Rithemelimit por që është njeriu që duhet se ka peshën më të madhe tek PD, ka pranuar Alibeajn. Edhe në grupit parlamentar është i vetmi institucion i përbashkët. Në mendimin tim më bën përshtypje irritomi politikës shqiptare ndaj zonjës Kim. Është e vërtetë që ndërgutja e çdo përfaqësuesi diplomatik është e rëndë por Shqipëria për shkak të peshës që ka SHBA për politikën e jashtme dhe të brendshme të Shqipërisë e kanë toleruar. Me këtë duhet të mësohen edhe me pasojat, edhe kur e delegon pjesën jo të sovranitetit bën që mos jetë absolute. Në rastin e Shqipërisë kur ne tolerojmë përfaqësuesit amerikanë mirëpresim ndërhyrjen e tyre, nuk mund ti kundërshtojmë. Kështu ka ndodhur shpesh me socialistët dhe demokratët, duhet ti kursejmë publikut këto reagime.

A është e njëanshme Yuri Kim? Ne nuk mund të dimë urdhëresat e DASH, por një gjë e dimë që ajo është thjesht nëpunëse e DASH në vendin tonë. Në momentin që Zonja e bën këtrë veprim nuk e bën me kokën e vet pasi edhe ajo ka viza të kuqe që i rrezikohet karriera. Kur ne tolerojmë SHBA që të ndërfutet duhet të presësh edhe pasojat. Nuk mund të ngrejë kush kundër zotit Blinken përvec Berishës që kaloi në Ekstrem që Blinken ti kërkojë falje, kjo nuk është absurde por qesharake.

Më vonë Amerika do të jetë shumë e ashpër edhe me socialistët për shkak të korrupsionit. Shqipëria për pak muaj do të ketë të instaluar një bazë ku më shumë se për interesat e vogla të partive u duhet një president që të jetë mbi palët që përfaqëson protokollin e shtetit dhe përfaqëson interesat e tyre. Zoti Meta nuk arriti ta bënte këtë madje me diskursin e teproi pak, ndërsa atyre u duhet një njeri që realisht të jetë në rezonancë me qëndrimin e tyre, me interesat gjeostrategjike që kanë ata që për hir të vërtetës nuk janë të mëdha por as të vogla për gadishullin ballkanik. Kanë bërë një nga stërvitjet më të mëdha të vitet e fundit e bënë në territorin shqiptar dhe po bëjnë bazën jo stërvitje por përgatitje teknike që për ne është një gjë shumë e madhe.

Negociatat për presidentin – Më vjen mirë të flas hapur që këto takime më duken si pazare sepse takimet e para dhe emrat e parë që janë hedhur janë emra konsumi dhe i japin legjitimitet politikës për të treguar se ne kemi kandidatura por skarcuam, por vendosin dy forcat kryesore PS dhe PD. Edhe grupi i rithemelimit ka peshë të madhe për të propozuar një emër për presidentin. Nëse ky grup paraqit një kandidat pozitiv i cili të ketë cilësi të mira dhe të tregojë me staturën e vet që do të mbajë një qëndrim mbi palët, qoftë edhe me Ramën mund të ketë diskutime me grupin e rithemelimit”, u shpreh Andoni.