E zbulon njohësi i çështjeve juridike, ja sa ministri do t’i ketë Qeveria ‘Kurti 2’

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një parashikim lidhur me Qeverinë e re të Albin Kurtit.

Juristi Miftaraj ka parashikuar që qeveria e re, e cila pritet të udhëhiqet nga Albin Kurti, do t’i ketë 18 ministri.

“Qeveria e ardhshme pritet të ketë 18 ministri. Barazia gjinore thotë, nëntë ministri gratë, nëntë ministri burrat. Çka të shkon më shumë se nëntë ministri të udhëhequra nga gratë nënkupton emancipim”, ka shkruar mes tjerash Miftari.

Ja shkrimi i tij:

“Qeveria e ardhshme pritet të ketë 18 ministri.

Barazia gjinore thotë, nëntë ministri gratë, nëntë ministri burrat.

Çka të shkon më shumë se nëntë ministri të udhëhequra nga gratë nënkupton emancipim!

Më pak se nëntë ministri të udhëhequra nga gratë, vazhdojmë me patriarkat”- u shpreh ai.