Eksperti italian tregon se si koronavirusi zhduket për dy minuta

Një studim i paraqitur në 24 prill nga nënsekretari amerikan i Sigurisë së Brendshme në Shtëpinë e Bardhë do të tregonte se virusi luftohet nga nxehtësia e lagështia.

Në ambiente të mbyllura, me lagështi, temperatura 24 gradë mund të rezistojë në një sipërfaqe për 18 orë, me 35 gradë dhe një lagështi prej 80% nuk e kalon një orë.

Dhe nëse jeni në diell, 24 gradë dhe niveli i njëjtë i lagështisë janë të mjaftueshme ai do të zhduket në dy minuta”, kështu tha Ricciardi në një intervistë për “La Stampa”, shkruan “Il Messaggero”.

“Atëherë do të shohim në qershor se çfarë do të ndodh me virusin në nxehtësinë e lagësht.”

Valter Ricardi u shpreh se virusi do të qarkullojë dhe duhet të vazhdojmë të respektojmë rregullat higjienike dhe distancimin social.

Për sa i përket përdorimit të maskave, përfaqësuesi i Italisë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë u shpreh, se është e pashmangshme nëse hymë në një ambient të mbyllur dhe aty ku nuk mund të ruhet distancimi i sigurisë. Ndërsa në rrugë ose gjatë shëtitjes nuk duhet, por mirë është ta kemi gjithnjë me vete.