“Koronavirusi është një mashtrim i madh”, Sazan Guri nxjerr prapaskenat e rënda

Profesor Sazan Guri është i mendimit se koronavirusi është një mashtrim i madh njerëzor. Guri shpalli dje në emisionin ‘360 gradë’ mosbindjen civile dhe u shpreh se nuk i bindet më urdhrave të qeverisë.

Duke folur për vaksinën, Guri tha se ka një plan për shpopullimin e botës në krye të së cilës qëndron Bill Gates, i cili kërkon zhdukjen e më shumë se 1 miliardë njerëzve.

“Unë nuk kam qenë kundër qeverisë, madje i kemi çuar dy letra, për të ndihmuar në menaxhimin e krizës. Unë si inxhinier po mundohem që të zgjidh situatën, virusi i tanishëm korona është shpikur në 2003-shin dhe është kthyer në patentë në 2004, ka me dhjetëra konferenca të Bill Gates që flasin për armët virusale, dhe kërkohet që të menaxhohet situata përmes shpopullimit. Ata mendojnë se më shumë ndotet ajri nga populli dhe jo nga industritë e tyre, në Indi lanë fëmijë sakat, kërkojnë të zhdukin 1-2 miliardë njerëz.

Kjo vaksinë e përgatitur me zhivë, kemi fëmijët autikë, që nuk është një shifër e vogël, kemi një autikë në 10 fëmijë. Ka protokolle të gabuara, siç ishte ai i OBSH-së që kuruan gabim për 20 vite diabetin dhe hipertensionin. Gjithë kjo është një mashtrim i madh njerëzor, një ekzagjerim. Ekzistonte një situatë virusale, por meqë ishte hera e parë, ishte më i fortë. Biles unë qysh tani shpall mosbindjen civile. Nuk i bindet më urdhrat të qeverisë, se jam i bindur se dielli, uji dhe ajri janë ilaçi ndaj virusit”, – u shpreh Guri.