Shqipëri, deputeti në seancë parlamentare mban maskën me mbishkrimin “I Love Allah”

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e opozitës, Halit Valteri, është paraqitur në seancën plenare me maskë me mbishkrimin “I Love Allah” (E dua Allahun). Valteri ka postuar në profilin e tij në Facebook, fotografinë gjatë punimeve të seancës së sotme parlamentare ku duket që mban maskën me mbishkrimin “I Love Allah”. I pyetur nga AA, në lidhje me qëllimin dhe mesazhin e një maske të tillë ai tha se dashuria për Zotin, do të thotë të duash kombin, familjen dhe veten. “Aty fillon baza e edukimit për të qenë i kujdesshëm dhe i denjë në komunitetin ku jetojmë...