I vetmi vend që nuk aplikoi masa dhe nuk u mbyll asgjë! OBSH tregon shembullin e këtij shteti që duhet ta marrin të gjithë

Organizata Botërore e Shëndetit, ka lavdëruar modelin e Suedisë, në luftën kundër koronavirusit, duke këshilluar dhe kombe të tjera të ndjekin të njëjtën rrugë.

Suedia është i vetmi vend, i cili nuk aplikoi masa shtrënguese karantinimi për popullsinë, por u bazua në thirrjet për të mos dalë nga shtëpia për personat e riskut. Në Suedi nuk u mbyllën lokalet, nuk e ndalua lëvizja e njerëzve apo automjeteve dhe jeta vazhdoi normalisht, pa fasha oraresh dhe rregullash të përcaktuara.

Dr Mike Ryan, eksperti i lartë i urgjencave në OBSH, tha të mërkurën se leksioni që vjen nga vendi skandinav vlen për t’u mësuar dhe nga kombe të tjera. Ryan vuri në dukje se në vend të bllokimeve ky vend ka aplikuar një politike publike rreth distancave sociale, mbrojtjes dhe përkujdesjes në institucionet shëndetësore.

“Ajo që ka bërë ndryshe qeveria suedeze është marrëdhënia me qytetarin, dhe aftësia apo gatishmëria e qytetarëve të saj për të respektuar vetë-distancimin. Pra në vend të diktimit të rregullave, ata kanë zbatuar partneritetit me qytetarin”, tha Ryan.

Më tej ai shtoi se në rast se duhet t’i rikthehemi një vendi pa bllokime, Suedia është modeli më i mirë që e përfaqëson atë. Suedia nuk mori masa bllokuese për shkak të pandemisë COVID-19, dhe për këtë u kritikua jo pak nga vendet anëtare të BE-së por edhe nga vetë OBSH.

E megjithatë, ajo deri më tani ka shënuar 20 mijë raste dhe 2000 vdekje në total, shumë më pak se vende si Belgjika për shembull, që numëron 40 mijë raste infektimi dhe gati 8 mijë vdekje megjithëse ka të njëjtin numër popullsie me Suedinë. Në rrugët e Stockholmit apo dhe qyteteve të tjera për asnjë çast nuk është bllokuar jeta ekonomike dhe sociale e vendit.

Lokalet janë të hapura, shkollat fillore dhe gjimnazet po ashtu. Rregullat kanë pasur të bëjnë me shtrëngimin e masave për të moshuarit dhe ndalimin e hyrje dhe daljeve nëpër azile.

Në disa foto të publikuara nga Daily Mail, që i përkasin datave 22 deri më 26 prill shfaqen njerëz pa maska dhe të ulur në lokale të cilët shijojnë ngrohtësinë e parë të pranverës në vendin skandinav, në ndryshim nga vendet e tjera të evropës, ku njerëzit duhet ta shijojnë pranverën nga ballkonet apo dritaret e shtëpive.

Mënyra se si e përballoi pandeminë Suedia, ka ngritur dyshimin se masat karantinuese në vendet e evropës, nuk kanë qenë efikase dhe përvec stresit psikologjik të shoqërisë, rrënimit të ekonomisë nuk kanë sjellë efektet e pritura. Rastet e Italisë, Spanjës, Francës apo dhe Anglisë janë dëshmia më e mirë për këtë.