Plasin protestat pas vendimit drastik për të parandaluar përhapjen e koronavirusit! Qytetarët e armatosur futen brenda Parlamentit

Pak minuta para se dhoma e përfaqësuesve të hidhte poshtë kërkesën e Guvernatores Gretchen Whitmer për të zgjatur gjendjen e emergjencës ligjvënësit u detyruan të vishnin jelekë antiplumb pasi protestues të armatosur u futën në parlamentin e shtetit Miçigan, në Lansing,

Pamjet ishin dramatike, por asnjë efektiv i forcave të rendit nuk ndërhyri për të larguar protestuesit, pasi në Miçigan lejohet të mbash armë zjarri edhe brenda parlamentit, për sa kohë janë të dukshme dhe mbahen sipas ligjit.

Protestuesit, të cilët nuk po mbanin maska, qëndronin vetëm pak centimetra larg efektivëve të Policisë së Shtetit.

Protesta e quajtur “Atdhetari amerikan” organizohej nga një shoqatë lokale, pjesëtarët e të cilës mbanin gjithashtu tabela mbështetëse për Presidentin Donald Trump dhe kundër guvernatores Whitmer.

Përfaqësuesit e kongresit të shtetit, shumica republikanë, në fund vendosën të mbështesnin kërkesën e protestuesve dhe të votonin kundër zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, por u shprehën në favor të rregullave të distancimit social dhe qëndrimit në shtëpi për sa më shumë të jetë e mundur.