Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Thaçit, Spartak Ngjela shkon më tej dhe bën deklaratën e papritur

Avokati, Spartak Ngjela, ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila vendosi sot pezullimin deri me 29 maj të dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri për formimin e qeverisë së Kosovës, ku e cilëson një sukses të madh për mbarë botën shqiptare.

Ngjela: “Është një sukses i madh për botën shqiptare dhe historinë e Shqipërisë. Në situata të tilla Gjykata Kushtetuese bëhet shkak të destabilizime të mëdha. Por shyqyr që ata u treguan njerëz me personalitet, të paktën e pezulluan. E dini cili është shkaku kryesor i ngjarjeve të 1997, mos mendoni se është Berisha? Jo. Një vendim i Gjykatës Kushtetuese që nuk prishi zgjedhjet e 1996.

Gabimi është njerëzor por edhe interesi është njeërzor. Gjykata Kushtetuese e Kosovës në këtë rast hapi një hulli të re në historinë e Shqipërisë në funksion të së drejtës. Bravo i qoftë. Gjykata Kushtetuese aktuale e Kosovës tregoi se ka personalitet në funksion të së vërtetës, ligjit, Kushetutës dhe të interesit të shtetit të tyre dhe shoqërisë së tyre.

Për Ora News, Ngjela thotë se me këtë vendim u anulua edhe seanca e jashtëzakonshme plenare e thirrur nga LDK.

Ngjela: “Seanca e jashtëzakonshme u anulua, doli Thaçi dhe tha respektojmë Gjykatën Kushtetuese. Nuk mund të vazhdojë se ishte non sens. Kur nuk vendosin mendjet kriminale me arsye? Kur arsyeja është kundër tyre. Edhe diktatorët dhe tiranët këtë lloj mendje kanë.”