Arben Ristani habit me zgjedhjen e tij, tregon kandidatin që dëshiron të fitojë postin e kryetarit në Partinë Demokratike

Ka ardhur edhe mbështetja e parë publike për njerin prej kandidatëve, e pikërisht nga ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani. Ristani ka zgjedhur Kadillin si të preferuarin e tij.

“Basha si Rama, pa program, pa vizion, pa pergjegjshmeeri. Sfidanti Kadilli, ka nje platforme peer ringritjen e PD. Ja vlen ta shqyrtojmee, ta debatojme, ta peemiresojme dhe sigurisht ta votojme“, shkruan Ristani në rrjetet sociale.

Ristani ishte nga të parët që kërkonte dorëheqjen e Bashës, duke e bërë si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.