Fifi i tha se do ta puth “kur t’i vjen”, Graniti befason me përgjigjen

Pas katër vitesh pauzë, këtë vit është rikthyer “Big Brother”, por kësaj here banorët janë persona të njohur për publikun.

Java e parë e emisionit “Big Brother VIP” ishte e mbushur plot me dashuri, momente të trishta dhe debate.

Ndërkohë në fund të spektaklit është diskutuar edhe një herë raporti mes banorëve Fifi dhe Granit Cana, të cilët dyshohet se janë duke krijuar një lidhje.

Pas spektaklit të mbrëmshëm, dyshja kanë biseduar lidhur me ngjarjet e fundit, teksa në një moment Graniti i thotë këngëtares që është herët që të lidhen.

“Tash çka me bo na këtu me kap me u puth me u tranu a?”, pyet Graniti.

“Kur m‘vjen me të puth të puthi”, i përgjigjet Fifi.

“Kadale pak se jena para kamera kena njëfarë marifeti”, thotë ai.