Edi Rama: Kemi humbur shumë terren në luftën diplomatike e politike me Serbinë, “nuk peshojmë” te ndërkombëtarët

Kryeministri Edi Rama thotë se faktori shqiptar ka humbur shumë terren në luftën politike dhe diplomatike me Serbinë. Rama tha se fajtor është politika si në Kosovë dhe Shqipëri, që është ndarë në “tradhëtarë” dhe “patriotë”, edhe pse në çështjen e dialogut me Serbinë duhej të ishte e bashkuar. Kreu i qeverisë tha se kjo ka dëmtuar imazhin shqiptar ndërkombëtarisht, transmeton newsbomb.al. “Ne kemi humbur shumë terren në luftën diplomatike, politike me Serbinë, e kemi humbur këtë terren duke e kthyer temën e strategjisë dhe qasjes në këtë fushë-beteje ku ne jemi të gjithë bashkë, në një mekanizëm që është...