Djali i Sokol Olladashit zbulon se çfarë do të ndodhë në vijim me Partinë Demokratike

Glauk Olldashi, djali i Sokol Olladashit rrëfeu për karrierën e tij në PD dhe për situatën aktuale. Olldashi tha nëse babi i tij do të ishte në krye të PD-s, Partia Demokratike do ishte ndryshe. Sipas tij, PD do e kalojë këtë moment të vështirë. Ai shkoi dhe më tej ku pohoi se partia demokratike nuk drejtohet nga facebook.

Deklarata e Olldashit:

“Babai i donte njerëzit dhe ata e donin atë, pasi ai e kishte zemrën e mirë. Politika nuk është profesion por një përgjegjësi i një grupi njerëzish që ti përfaqëson. Nuk dua të bëj asgjë që ta ul emrin e tij, unë nuk e quaj veten politikan, rrija shumë me babain. Do doja të kisha penën e tij dhe veshin e tij muzikor, u mundova por nuk ia arrita. Partia Demokratike do ishte ndryshe nëse Sokol Olldashi do ishte në krye të saj. Më dhimbset PD në këto momente dhe besoj se do ja dalë. Nuk mbahet PD nga Facebook, pasi Belinda Balluku kishte 1 vit e një muaj që bënte fushatë ishte gjithë ditën në fushatë”, tha Olldashi.