Ish-banorja e Big Brother shpërthen ndaj denoncimit të Sali Berishës: Mos na hap barkun aman

Ish-banorja e Big Brother Genta Gjalpi, ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha pasi ky i fundit publikoi në rrjetet sociale një mesazh të një qytetari dixhital, i cili i shkruan se në Francë shqiptarët flenë në rrugë duke pritur kamionët për të ikur në Angli.

Gjalpi i kthehet ish-kryeministrit duke thënë se dhe në kohën e tij shqiptarët ashtu largoheshin nga vendi i tyre.

“Pse kur ishe ti ne pushtet, me cfare iknin me jaht apo me çarter? Njesoj kane ikur, ne kembe ne Greqi, me gomone ne Itali mos na hap barkun aman”, shkruan Genta në profilin e Berishës.