Bankat amerikane ‘në hall’, kanë më shumë para se ç’duhet!

Likuiditeti i bollshëm duhet të ndihmojë tregjet, por mund të shkaktojë dhe trazira, thotë “The Economist”. Pranverën e 2020-tës, në tregjet e obligacioneve në SHBA, problemi ishte mungesa e parave kesh. Sot po ndodh krejt e kundërta; para të thata ka me bollëk. Ato burojnë nga reagimi i Rezervës Federale nsaj krizës së vitit të kaluar. Banka qendrore i qetësoi tregjet duke blerë sasi të mëdha bonosh me para të porsakrijuara, dhe i ka vazhduar blerjet me një ritëm që llogaritet në të paktën 120 miliardë dollarë në muaj. Vetëm se kjo tepricë monedhash të gjelbra po i jep dhimbje...