Fatos Klosi plas deklaratën e fortë dhe nxjerr prapaskenat: PD s’i ka fituar kurrë zgjedhjet

“Partia Demokratike nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet në vendin tonë, dhe në vitin 2005 mesazhi për rrotacion erdhi nga SHBA dhe Fatos Nano u dorëzua”, kështu u shpreh ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi i ftuar në emisioni ‘Repolitix’, teksa po flisnin për mandatin e tretë të qeverisë socialiste.

Klosi tha se dy herë që PD ka marrë pushtetin ka qenë pa ndonjë meritë të madhe. Duke ju referuar zgjedhjeve të vitit 1992, që ishin zgjedhjet e para pluraliste, Klosi tha se kushdo që të ishte në opozitë do të fitonte, ndërkohë që 2005 erdhi mesazhi nga SHBA për të ndërruar pushtetin. Sa u përket zgjedhjeve të vitit 2009, Klosi tha se partitë politike dolën barazim, por me kalimin e LSI djathtas qeverisë edhe 4 vite të tjera PD.

‘Kanë mbaruar zgjedhjet dhe ka fituar PS. PD nuk ka fituar ndonjëherë, po të flasim për dy fitoret, po të zëmë ’92 kushdo që të ishte në krye të një partie opozitare do të fitonte, nuk kishte ndonjë meritë konkrete për këtë punë, ndërroi sistemi. Ndërkohë që 2005 unë e di shumë mirë, sesi erdhi mesazhi nga Amerika që duhet ndërruar pushteti dhe Fatos Nano u dorëzua. Në zgjedhjet e 2009 dolën barazim dhe kaloi Ilir andej dhe qeverisën. Ky nuk është realitet, zgjedhjet kanë mbaruar. Kjo tregon që ti e ke gabim. Populli ka votuar gjithmonë mirë.’, tha Klosi.