‘Çmendet’ moti! Po afrohet cikloni i fuqishëm i mesjavës

Larg më Atlantik dhe Grenlandë do të kemi krijimin e një anticikloni shumë të fuqishëm i cili përkohësisht do të bllokojë masat ajrore ”pranverore” nga Atlantiku të depërtojnë në Evropë dhe rajon.

Njëkohësisht në Skandinavi do të kemi krijimin e një super-cikloni i cili do të zgjatet deri afër alpeve me sistemin e tij frontal dhe pasi që nuk ka pengesë anticiklonike nga Alpet në drejtim të Ballkanit pritet të krijojet një ciklon tjetër sekondar pikërisht në Detin Adriatik i cili nga Sllovenia do të rrugëtojë drejt juglindjes e pastaj drejt Evropës lindore.

Priten reshje të fuqishme bore në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, pastaj edhe në Serbi dhe Kosovë. Reshjet e borës pritet të përfshijnë edhe gati krejt ultësirat në këto shtete, madje mund të ketë reshje bore edhe në bregdet në veri të Adriatikut, si në bregdetin slloven dhe shumë pjesë të bregdetit kroat ku llogaritet se ky ciklon pritet të jetë historik pasi që në bregdetin e këtyre vendeve shumë rrallë ndonjëherë ka ndodh që të ketë borë në muajin Prill.

Ky ciklon pritet të përfshijë këto shtete gjatë së martës, ndërsa në Kosovë pritet të arrijë mëngjesin e së mërkurës me reshje fillimisht shiu e pastaj edhe reshje bore. Nga nesêr deri të mërkurën në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore mot i mirë, por mëngjesi i nesërm pritet të jetë i ftohtë, madje vende-vende edhe me ngrica nëse do kemi kthjellime gjatë natës.

Sipas ecurive aktuale nga e enjta/premta pritet të kemi fuqizim gradual të masave ajrore anticiklonike të cilat pritet të stabilizojnë motin, por në mënyrë graduale./Meteoballkan