Lajme

Jovanoviq: Në Kosovë mund të fitojmë atë që kurrë nuk kemi pasur, paqen me shqiptarët

Lideri i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë (LDP), Çedomir Jovanoviq e ka porositur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që për zgjidhjen e çështjes së Kosovës të jetë i tillë çfarë nuk ishin të gjithë të tjerët para tij, përkundër të gjitha kufizimeve dhe të gjitha gabimeve, “sepse ne kemi nevojë për paqe, e jo për territore”. “Ne nuk kemi më kohë. Duhet të vazhdoni negociatat”, tha Jovanoviq, në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë, në të cilën Presidenti i Serbisë, raportoi për çështjen e Kosovës.Siç raportojnë mediat serbe, Jovanoviq potencoi se në përpjekjet e tij për të gjetur një zgjidhje për...

Continue reading...

Ish-diplomati serb: Me Kurtin dialogu vështirë të vazhdojë, të ndërhyjnë ndërkombëtarët

Ish-diplomati serb, Zoran Milivojeviq ka treguar sfidat që sipas tij e presin Kosovën dhe dialogun me Serbinë nën udhëheqjen e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ai ka thënë se dialogu vështirë se do të vazhdojë. “Ka të gjitha shanset që Kurti ta formojë një qeveri, sepse ai tashmë ka siguruar shumicën dhe për këtë ai ka mbështetjen e qendrave perëndimore të pushtetit, të cilat mbështesin pavarësinë e Kosovës. Unë mendoj se Uashingtoni dhe Brukseli do të luajnë një rol vendimtar në atë skenë, për të krijuar kushte për funksionimin normal dhe për të siguruar një mundësi për rinovimin e dialogut...

Continue reading...

Balje: Me Kurtin po ringjallet ideja për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Përfaqësuesja e komunitetit boshnjak në Kosovë, Duda Balje, thotë se njohja e ndërsjellë e Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë herët a vonë. Ndërsa, ka thënë se është reale frika e Beogradit për rrezikun e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Duda Balje do të ketë mandatin e tij të katërt parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Deputetja ka folur për njohjen reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë. “Realisht, nuk ka asnjë mundësi tjetër. Me ose pa presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kosova është një shtet i pavarur dhe është një proces...

Continue reading...

Selmanaj: Turri dhe vrapi për ta takuar Vjosen, turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK-në

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pas deklaratave të kreut të partisë së tij, Lumir Abdixhiku, se gjatë javës së ardhshme do të zhvillojë takime me Vjosa Osmanin, lidhur me mundësinë e përkrahjes së saj për presidente. Selmanaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se çdo përpjekje për ta nda apo diferencuar Osmanin nga Kurti dhe Vetëvendosja, është përpjekje për ta transferuar mashtrueshëm votën tek projekti i këtij binomi të dëmshëm politik. Postimi i plotë i Selmanajt: “Çdo përpjekje për ta nda apo diferencu Vjosen nga Albini dhe Vetëvendosja, është përpjekje për ta...

Continue reading...

Zbulohen dokumentet konfidenciale të planit turk për të ‘zaptuar’ ishujt në Egje

Një zbulim i rëndësishëm u bë nga rrjeti i pavarur i Nordic Monitor, gazetari turk Abdullah Bozkurt i cili ka emigruar në Suedi, i cili është në “listën e kuqe” për qeverinë e Erdogan. Me titull “Planet e Turqisë për të pu shtuar 131 ishujt e Egjeut dhe formacione që konsiderohen të diskutueshme”, Monitor Nordic zbulon një dokument konfidencial turk, sipas të cilit Departamenti i Emergjencave turke kanë vazhduar me një plan për të pu shtuar ishuj si dhe ishujt grekë në Detin Egje, të cilat Ankaraja ka qenë duke u përpjekur në mënyrë metodike për ti bërë të saj...

Continue reading...

Edi Reja plot surpriza, zbardh listën e plotë të Kombëtares: Ju tregoj risitë

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja, ka shpallur listën me 28 lojtarë që janë ftuar për tre ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Katar “2022”. Kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj Andorrës më 25 mars, ndërsa më 28 mars përfaqësuesja kuqezi do të presë Anglinë në Tiranë. Takimi i tretë do të luhet më 31 mars ndaj San Marinos sërish në transfertë. Tekniku italian në prononcimin e tij për Fshf.org flet për risitë e tij në këtë grumbullim të parë për vitin 2021, teksa shpreson që lojtarët të vijnë në gjendje optimale në këto sfida. Gjithashtu,...

Continue reading...

Pse ushtria kineze ndalon makinat Tesla afër zonave të saj?

Makinat Tesla janë të ndaluara të hyjnë në komplekset ushtarake kineze dhe ndërtesat e apartamenteve, për shkak të shqetësimeve që kamerat e instaluara në automjete mund të mbledhin të dhëna të ndjeshme. Sipas një urdhri të lëshuar nga ushtria kineze, pronarëve të makinave Tesla u kërkohet të parkojnë automjetet e tyre jashtë zonave ushtarake, thonë njerëz të njohur me këtë temë, të cilët kërkuan të mbeten anonim. Ndalimi, i cili u shtri për njerëzit që përdorin strehim ushtarak këtë javë, ka rritur shqetësimet se prodhuesi më i madh i automjeteve elektrike në botë mbledh të dhëna të ndjeshme përmes kamerave...

Continue reading...

Deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës: Frika e Beogradit për “Shqipërinë e Madhe”, e vërtetë

Me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Duda Balje fitoi një mandat të ri, të katërt në Kuvendin e Kosovës, ku do të jetë njëri nga tre përfaqësuesit nga pakica boshnjake, së bashku me Bahrim Shabanin nga Koalicioni Vakat dhe Emilia Rexhepin nga Partia e Re Demokratike. Për boshnjakët e Kosovës, rreth 32,000 prej tyre, hyrja e Duda Balje në parlamentin e ri do të thotë vazhdim i luftës për një jetë më të mirë në atë vend, në të cilin boshnjakët, kryesisht falë angazhimit të saj, fituan të drejtën për të mësuar boshnjakisht në shkollat ​​anembanë Kosovës....

Continue reading...

“Abdixhiku synon bashkimin e deputetëve të Osmanit në Grup Parlamentar të LDK-së”

Gjatë ditës së djeshme në LDK u ndryshuan emrat e nënkryetarëve si dhe një pjesë e kryesisë. Përpos kësaj Abdixhiku zhvilloi së fundi një takim me liderin e VV-së, Albin Kurti si dhe u.d së presidentes, Vjosa Osmani. Pas kësaj, Abdixhiku ka deklaruar se do të zhvillojë një takim të radhës me Osmanin, sa i përket situatës së Presidentit të Kosovës. Por analisti, Vigan Qorolli ka deklaruar se synimet e Abdixhikut për negociatat kokë me kokë me pretendenten për Presidente, Vjosa Osmani e kanë vetëm një qëllim: Ndarjen e shtatë deputetëve me VV-në dhe bashkimin e deputetëve të Listës së...

Continue reading...

Nga Vuçiç gjithçka antishqiptare pritet, por edhe Edi Rama “gabimisht” e pati fshirë Kosovën nga harta

Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë, ka publikuar një hartë të Kosovës të mbuluar me flamurin serb. Ky është bërë lajm dhe mediat e politikanë ,intelektualë dhe shumë shqiptarë këtë e quajtën disa skandal dhe disa provokim. Me këtë se çfarë veproi së fundmi Vuçiç, atëherë edhe vijnë si pyetje për Kryeministrin Rama se për çfarë fluturoje shpesh për në Beograd për të takuar këtë mik tëndin, si dhe për çfarë kanë shërbyer gjithë ato takime e bisedime të Thaçit ish president i Kosovës me Presidentin serb Vuçiç dhe se çfarë efekti kanë pasur takimet, bisedimet e marrëveshjet e tyre përveçse...

Continue reading...