Rama bën deklaratën e fortë: Këto të dy janë kumbarët e vërtetë! Cila është merita e vetme që kryeministri i njeh Berishës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kandidatët e PS në Kolonjë. Rama ka thumbuar kundërshtarët politikë duke u shprehur:  Është e pamundur që të diskutohet alternativa midis PS dhe partisë që ka në kokë Berishën dhe Metën. Se Luli dihet. Dhëndri i buzëqeshur që është nxjerrë përpara. Kumbarët e vërtetë janë Saliu dhe Iliri.

Kanë dalë rrugëve me një demek program. Programi i tyre është menu, çfarë dëshiron t’i ta plotësojnë ata. Ata pikërisht këtë bëjnë sot, sapunin për djathë kush ta hajë le ta hajë, pastaj pas zgjedhjeve shko merr tramvajin e Tiranës. Shëndetësia ishte katastrofe. Jo vetëm që ne u gjetëm të përgatitur, por shëndetësia jonë është gati të bëjë hapin tjetër të madh, sepse nuk mundesh dot ta luftosh deri në fund atë korrupsionin që i nxin jetën njerëzve në spitale, pa bërë disa hapa të tjerë. Sot po. Spitali i ri në Fier është një qendër e transferimit të dijes. Të gjithë atë dije që ka fituar Turqia do e transmetojë te ne. Është e pamundur që të diskutohet alternativa midis PS dhe partisë që ka në kokë Berishën dhe Metën. Se Luli dihet. Dhëndri i buzëqeshur që është nxjerrë përpara. Kumbarët e vërtetë janë Saliu dhe Iliri. Flasin që kanë vdekur njerëzit nga vaksinat. Turp, s’ka më turp, të luash me jetën e njerëzve që janë të ankthosur mbi një vit për të dalë nga kjo situatë. Si ka mundësi, ndodh një tërmet këta janë me tërmetin. Si nuk u bënë një herë me Shqipërinë dhe shqiptarët. Të paktën të mos shpifin, të mos shpërndajne lajme të rreme. Ky është kulmi. Vaksinat të marrin jetë. Përkundrazi vaksinat po kthejnë jetë. Shqipëria do të buzëqeshë shumë shpejt, ashtu siç po buzëqeshin gjyshër e gjyshe në të gjithë Shqipërinë. U izolua një brez i tërë komplet, ndërkohë që ata marrin frymë lirisht, del Saliu me gogolin e tij digjital. Po çfarë bënë këta. Thonë rruga e Kombit, rruga e Kombit, po ja e lëmë atë. Po çfarë bënë këta. S’kanë çfarë i kërkojnë Shqipërisë. Këta mbeten në xhep të gogolit digjital. Kjo është një sfidë që ne nuk e kemi me ta. Ne e kemi me veten dhe me të ardhmen. Në mes të luftës, nuk mund të ndalojmë tani dhe të bëjmë eksperimente. Të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultat tjetër, është budallëk . Shqiptarët e përsëriten dy herë, tani s’ka më”, shprehet Rama.