Lajme

Arian Çani i befason të gjithë, zbulon socialistin shumë të rëndësishëm që Rama kërkon që të japë dorëheqjen

Ka shumë aludime se Edi Rama nuk e do më as kryetar bashkie Lelin. I pyetur lidhur me këto aludime dhe deri ku mund të shkojë hakmarrja ndaj Dritan Lelit, gazetari Arian Çani tha për MCN TV se qëllimi i kryeministrit nuk është ta shkarkojë, por ti nxijë jetën derisa të japë dorëheqjen. “Nuk e di procedurën se si mund ta shkarkoj, por qëllimi nuk është ta shkarkojë, por t’i nxijë jetën. Do ia bëjë jetën aq të vështirë saqë ai të thotë ç’mu desh që i thash jo. Askush nuk do të donte të ishte në pozicionin e tij...

Continue reading...

“Edhe kali, kur bie para tij, nuk të shkel!” Milaim Zeka del me reagimin e revoltuar për videot e gjyqtares Kapedani

Prej dy ditësh në mediat shqiptare po qarkullojnë me shpejtësi videot e kryetares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila shfaqet duke pozuar me veshje të shtrenjta në ambientet e gjykatës. Në një video dëgjohet në sfond kënga e Don Xhonit “Mafia”. Ndërsa në një postim nga makina, gjyqtarja i drejton kamerës, gishtin e mesit. Mirëpo, gazetari Milaim Zeka e konsideron të tepërt, gjithë “vrullin e komenteve negative” ndaj saj, duke përdorur si metaforë, kalin. “Edhe kali, kur bie para tij, nuk të shkel. Vetëm shqiptarët i hidhen mbi shpinë një njeriu të rrëzuar. Ajo bëri një veprim që...

Continue reading...

A duhet ta dorëzoj mandatin e deputetit Sali Berisha? Ish-këshilltari i tij flet hapur dhe i lë të gjithë pa fjalë me ato që tregon

Politologu Adri Nurellari u shpreh hapur mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Log’ se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të largohet nga Parlamenti duke dorëzuar mandatin e deputetit, të cilin e fitoi në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas Nurellarit, nëse qëndron do të poshtërohet nga socialistët në çdo debat, duke i kujtuar Amerikën, por mbi të gjitha sipas tij do të bien edhe pretendimet e opozitës. “Nëse kërkohet në mënyrë eksplicite, ne nuk kemi asnjë kërkesë nga SHBA, nëse vjen, atëherë duhet ta bëjë këtë gjë. Unë mendoj në parim dhe kam keqardhjen më të madhe. Berisha ka nisur një proces për...

Continue reading...

Basha shiti Sali Berishën te ndërkombëtarët? Zheji zbulon prapaskenat, trego mesazhin që ka marrë ish-kryeministri

Analisti Artur Zheji është shprehur se nuk beson që Lulzim Basha ka shitur ish kryeministrin Sali Berisha tek ndërkombëtarët. Një diskutim i tillë është bërë së fundmi pas shpalljes “non grata” të Berishës, ndërkohë që Zheji i ftuar në studion e “Log.” theksoi se Berisha i ka marrë mesazhet, ku në Ballkan po tentohen të sillen në skenë politikanë të butë. Deklarata Zhejit: “Një politikan si Berisha, agresiv, sulmues do të kishte nevojë për të pasur Bashën që ta shesë. Ka kaq shumë armiq. Ai është armikrijuesi më i talentuar. Nuk mendoj kurrësesi që Basha e ka shitur. Unë mendoj...

Continue reading...

“Do ndodhë së shpejti”, Spartak Ngjela paralajmëron një tjetër goditje të fortë për Sali Berishën

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë të situatës politike në vend. “Politika amerikane sot kuptohet se ka një qëllim të shpejtë politik: bashkimin gjithë-shqiptar”, shkruan Ngjela. Postimi i Ngjelës: “Situata ndërkombëtare aktualisht është tërësisht në favor të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo vjen nga përkrahja e madhe e politikës amerikane për Shqipërinë dhe Kosovën, dhe për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Po qeveria shqiptare, me politikën e saj, është brenda kësaj politike? l. Politika amerikane sot kuptohet se ka një qëllim të shpejtë politik: bashkimin gjithë-shqiptar. Panshqiptarizmi në Ballkanin Perëndimor, do të jetë skemë e suksesshme e politikës...

Continue reading...

Çfarë roli po luan SHBA? Pse Greqia mund ta njohë Kosovën 13 vjet pas shpalljes së Pavarësisë

Gati 13 vite pas shpalljes së pavarësisë, Greqia po sinjalizon se do të thyejë së shpejti barrierën më të madhe politike me shqiptarët, duke njohur Kosovën si shtet të pavarur. Raportet vijnë nga mediat serbe dhe greke, të cilat shkruajnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se kanë rritur presionin ndaj Greqisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës përpara nisjes së bisedimeve me Serbinë në qershor. Po ashtu, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia përmendet edhe në një strategji të hartuar nga Franca, e cila siç raportojnë mediat serbe ka propozuar formimin e një republike autonome në Veri...

Continue reading...

A po i bashkohet Kosova “mini-Shengenit” ballkanik?

Miratimi i dy nismave nga Qeveria e Kosovës, për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që do të lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor, nga opozita në Kosovë po shihet si afrim me projektin e mini-Shengenit ballkanik, që u prezantua për herë të parë në tetor të vitit 2019. Enver Hoxhaj, ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tha për Radion Evropa e Lirë se me këtë veprim, Kosova i është afruar projektit të “mini-Shengenit”. “Mendoj se lëvizja e lirë, në mënyrën se si qeveria e ka kaluar në mbledhjet e saj, që një vizë vlen...

Continue reading...

Ndizet debati brenda PD-së në Shkodër, anëtari i strukturës i drejtohet Shehajt: Çfarë kërkon këtu

Ditën e sotme ka ndodhur një debat mes anëtarëve të Partisë Demokratike dhe Agron Shehajt. Mësohet se një nga anëtarët e strukturave të PD në Shkodër iu është kundërvënë duke i thënë se nuk ka asnjë arsye që të jetë në qytet pasi dhe ai është pjesë e humbjes. ‘Ti je pjesë e humbjes. Çfarë kërkon në Shkodër? Ju s’mund të sillni ndryshimin. Ju nuk kundërshtuat Bashën‘- mësohet ti ketë thënë anëtari i strukturave të PD-së, Shehajt.

Continue reading...

Trondit Bujar Nishani, zbulon informacionin sekret që dinte Lulzim Basha për Sali Berishën

“Kryedemokrati Lulzim Basha e dinte se Berisha do të shpallej non grata”, kjo ishte deklarata e fortë e Bujar Nishanit. Sipas tij, ky informacion ishte dhe vendimi për ta afruar datën e zgjedhjeve. Deklarata e Nishanit: “Lulzim Basha e dinte se Berisha do të shpallej “non grata”. Kjo çështje ka krijuar një lloj shoku politik brenda PD-së, sepse Berisha është themeluesi dhe lideri historik. Jam i bindur që Basha ka afruar datën e zgjedhjeve sepse ka patur dijeni për shpalljen “non grata” të Berishës”, tha Nishani në “Frontline”.

Continue reading...

Artan Hoxha plas “bombën”, paralajmëron goditjen që do të tronditë nga ‘themelet’ Partinë Socialiste

Gazetari investigativ Artan Hoxha paralajmëron goditje të bujshme nga SHBA për Partinë socialiste. Sipas tij, në vijim SHBA do të shpallë non grata ish-ministra të Ramës. Hoxha tregon se do të ketë sekuestrime pasurish pasi në këtë mënyrë nuk mund të blesh apo të korruptosh. “E njëjta gjë si me Sali Berishën ka për të ndodhur me ish-ministrat e qeverisë Rama që nuk janë më ministra, sidomos për akte korruptive. E para gjë që të bën Amerika, të zhvesh nga pasuria që mos të kesh mundësi të blesh, të korruptosh”, – tha Hoxha.

Continue reading...