“Rrugë të mbarë shokë Rilindas për kudo ku jeni nisur!” Formimi i qeverisë ‘Rama 3’, shpërthen Arben Malaj dhe jep mesazhin e koduar

Ish-ministri i Financave ka dalë me një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, teksa në 2 shtator pritet që të prezantohen edhe anëtarët e rinj të qeverisë ‘Rama 3’.

Përmes një mesazhi të koduar, Malaj teksa iu uron ‘rrugë të mbarë shokëve Rilindas për kudo që janë nisur’ nuk lë pa ‘thumbuar’ ata politikanë që sipas tij vetëm për të qëndruar sa më gjatë në pushtet, ata bëjnë gjithçka.

Sipas Malajt këta politikanë arrijnë deri aty sa ‘të vrasin natën e të qajnjë ditën’.

Postimi i plotë:

“Përputhja me emrat ështe lehtësisht e përputhëshme sepse edhe në Gorisht të Vlorës për mos mirënjohësit e cdo sistemi thonë që: “Këta i vrasin natën dhe i qajnë ditën”. Një prej tyre “Tigri prej letre” – për mbijetesë zvarranike sa më të gjatë në qeveri, të shkarkon në parlament dhe të jap mirënjohje tek “Dola tek OLA”.

Këta “vrasin” për pushtet absolutë, financiarë dhe politikë.

Këta mos mirënjohës “vranë sa mundën” që prej 2005 e deri sot.

E bënë këtë sepse vlerat njerëzore të shumë njerëzve të mirë në Shqipëri, i pengojnë sado pak në pa ngopësinë e tyre për pushtet absolute të ushqyer nga padija, babëzia, arroganca, korrupsioni dhe kapja e tyre qeverisja me dhe për oligarkët.

Ka një dallim të madh midis mijëra njerëzve të mirë nga cdo parti politike, cdo krahinë dhe cdo grupim shoqërore dhe pak individëve në numër por të rrezikshëm në pushtetin financiar dhe politike që kanë dhe që nuk po ndalen për ta bërë deri të “pamatshëm” pushtetin e tyre deri edhe kriminal.

Kjo për të kënaqur insitiktet e tyre për para dhe pushtet absolutë duke ndarë pushtet politik me kriminelët dhe duke plotëpjestuar me ta fitime edhe kriminale.

Rruge të mbarë shoke Rilindas për kudo ku jeni nisur.

Mosmirënjohës ndaj atyre që ju i mashtruar dhe ata u besuan edhe si besnikëri e natyrshme ndaj partisë!!

Secili e percakton vete motivin e jetës, destinacionin dhe trashëgimëne e tij njerezore, shoqerore apo politike!!

Jave të mbarë!

Arbeni” – shkruan Malaj.