Shkruan Andi Bushati Kryqëzata e Sali Berishës përgjatë qyteteve të Shqipërisë, po i shton atij mbështetjen e militantëve në të njëjtën masë që po pakëson partizanët e Bashës nga radhët e deputetëve. Arsyet e kësaj surprize tashmë janë komentuar: ato lidhen sa me emocionet dhe nostalgjinë për një lider të tradhëtuar, me derexhenë ku është rrokullisur kjo forcë në prag të atrofizimit, po aq dhe me pezmin dhe mungesën e besimit për drejtuesit aktualë, që po e çojnë partinë nga disfata në disfatë. Por, sa do të forta dhe motivuese të duken për militantët këto arsye, ato janë krejtësisht të...
Continue reading...Lajme
Ministri serb përplaset me Edi Ramën: Bota serbe do e ndalonte bashkimin e Shqipërisë
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Aleksandar Vulin ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dy ditë parë në “Tv Klan”, për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Ministri serb thotë se vetëm “bota serbe” do ta ndalonte “Shqipërinë e Madhe”. Sipas tij, për shkak se të gjithë heshtin për “Shqipërinë e Madhe”, serbët duhet të reagojnë. “Kur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se detyra e karrierës së tij politike është “bashkimi i Shqipërisë me Kosovën”, të gjitha vendet e Ballkanit heshtin, UNMIK -u, i cili kontrollon Kosovën dhe Metohinë sipas Rezolutës 1244, hesht, dhe BE nuk lëshoi...
Continue reading...Deutsche Welle: Paradoksi i Shqipërisë me energjinë elektrike, e shet lirë dhe e blen shtrenjtë
Si do ta përballojnë familjet dhe bizneset e vogla në Shqipëri, krizën e furnizimit me energji elektrike që po troket, ndërkohë që çmimet janë në qiell? “Ne varemi nga shiu”- tha kryeministri Edi Rama gjatë paraqitjes në media të një plani kundërveprimi ndaj krizës energjitike, duke i qetësuar qytetarët se ky plan nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë elektrike, për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël dhe as kufizime në furnizimin me energji elektrike në shkallë vendi“, tha Rama. Ai paraqiti edhe një plan kundër krizës energjetike, i cili do të zgjasë deri në fillim të verës 2022, dhe...
Continue reading...Koha kur Veliaj dhe Spiropali protestonin kundër Fatos Nanos, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike
Qeveria ka bërë gati vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, kjo si masë për përballimin e krizës së që pritet të godasë vendin, siç ka parashikuar Kryeministri Edi Rama. Socialistët e thjeshtë heshtin se s’kanë zgjidhje tjetër, sepse edhe ata do vuajnë një tjetër rritje të çmimit të energjisë elektrike, e cila brenda pak muajsh në faturën e tyre të përmuajshme do të vijë më e shtrenjtë, çka do të thotë më pak para në xhepat e qytetarëve dhe buxhetin familjar. Për ironi të fatit heshtin edhe Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali, dy personazhet e rëndësishme të PS...
Continue reading...Fishekzjarre, tortë me flamurin shqiptar dhe muzikë, Reja surprizohet për ditëlindje
Krahas fitores ndaj Hungarisë, Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja ka festuar ditëlindjen orët e para të datës 10 Tetor. Me fishekzjarrë, muzikë dhe tortën e veçantë me flamurin kuq e zi, gjithë ekipi kanë kënduar “Shumë urime për ty“ në gjuhën italiane për Reja-n. Shumë gëzim është parë në fytyrën e tij, ndërsa nuk kanë munguar puthjet e përqafimet nga grupi. Ai mbush plot 76-vjeç dhe nuk mund të kishte ditëlindje më të bukur pas fitores me Hungarinë. Kush është Edoardo Reja? Edoardo Reja ka lindur më 10 tetor të vitit 1945 dhe është një trajner futbolli dhe ish...
Continue reading...Adriatik Lapaj: Do protestoj sërish para Kryeministrisë të hënën
Avokati Adriatik Lapaj, me anë të një postimi në rrjete sociale, ka bërë një paralajmërim, ku bën me dije se, ditën e hënë do të protestojë para Kryeministrisë. Kauza e kësaj nisme sipas Lapajt, është mosngritja e çmimeve. Postimi i plotë: “Së pari, ndoqa prezantimin e qeverisë në lidhje me çmimin e energjisë elektrike. Pohimi se çmimi i energjisë për biznesin e vogël dhe qytetarët nuk do të rritet është një lajm i mirë dhe rezultat i reagimit qytetar. Qëllimi ky ishte, mosngritja e çmimit. Kujtojmë se para pak ditësh tjetër qëndrim kishte prej Kryeministrit. Ata që protestuan herën e...
Continue reading...Lulzim Basha i bën “bllok” në rrjetet sociale, ja reagimi i fortë i Martin Henze
Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha, ka bllokuar në rrjetet sociale këshillarin Ekonomik pranë CDU, Martin Henze. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë ky i fundit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Henze shkruan se Basha njeriu i cili pretendon të bëjë demokracinë në shqipëri, ka marrë një vendim të çuditshëm duke i bërë bllok në twitter. “Kryetari i PD në Shqipëri, Lulzim Basha më ka bërë bllok. Lulzim Basha i cili pretendon të bëjë demokracinë është vetë në shkelje të ligjit, dhe sot i tha mirupafshim demokracisë”, shkruan Henze.
Continue reading...Hëngrën dhe pinë deri në orët e para të mëngjesit, të rinjtë “paguajnë” me euro false
Dy të rinj të moshave 24-vjeç në Greqi, janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se kanë shkuar në një lokal me kartëmonedha false. Mediat greke, bëjnë me dije se ata janë ulur në tavolinë, duke u argëtuar deri në orët e para të mëngjesit. Në momentin kur duhet të paguanin, ata i dhanë kamarierit tre kartëmonedha 50 euro me tregues të dukshëm se ishin false. Drejtuesit e lokalit thirrën policinë, ndërsa të rinjtë u ndaluan me akuzën e mashtrimit, me anë të kartëmonedhës së falsifikuar.
Continue reading...Robert Papa plas deklaratën e fortë: Nëse Berisha e ka një dosje në DASH, Rama e ka në FBI
“Nëse Berisha e ka një dosje në DASH, Rama e ka në FBI”. Kështu u shpreh përmes një lidhje Skype në edicionin e lajmeve të MCN TV, gazetari Robert Papa teksa fliste për shpalljen “non grata”, të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe famijes së tij. Siç u shpreh Papa, dosja e Kryeministrit Rama, mund të jetë në FBI për shkak të fotografisë që bëri me Presidentin amerikan Barack Obama, ku një biznesmen pagoi për të. Fotoja Rama-Obama, u publikua në vitin 2012 dhe asokohe u cilësua si një skandal nga demokratët, të cilët akuzuan kryeministrin, se kishte paguar 80 mijë dollarë...
Continue reading...Mariana Kondi “shpërthen” ndaj Mirela Kumbaros: Përse më hoqe moj motër? Do vijë një ditë për ty
Aktorja e njohur shqiptare, Mariana Kondi, ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Fol Me Mua”, përballë moderatores Rovena Dilo. Gjatë kësaj iterviste, Kondi ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj, duke filluar që nga fillimi i karrierës e duke ardhur deri te momenti kur e larguan nga Teatri Kombëtar. Për largimin e saj Kondi fajëson ish-Ministren e Kulturës, të cilën e pyeti publikisht mbrëmjen e djeshme për arsyet përse e ka larguar nga Teatri. “Ka shume brryla edhe ne arte, jo vetem tek ne por edhe tek arti i huaj, njerezit ketu te lodhin, ndersa...
Continue reading...




