Lulzim Basha i bën “bllok” në rrjetet sociale, ja reagimi i fortë i Martin Henze

Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha, ka bllokuar në rrjetet sociale këshillarin Ekonomik pranë CDU, Martin Henze. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë ky i fundit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Henze shkruan se Basha njeriu i cili pretendon të bëjë demokracinë në shqipëri, ka marrë një vendim të çuditshëm duke i bërë bllok në twitter.

“Kryetari i PD në Shqipëri, Lulzim Basha më ka bërë bllok. Lulzim Basha i cili pretendon të bëjë demokracinë është vetë në shkelje të ligjit, dhe sot i tha mirupafshim demokracisë”, shkruan Henze.