Negociatorë për “shpëtimin” e Berishës? Ambasadorja Yuri Kim reagon pas deklaratave të bujshme

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas deklaratave në media se ka pasur deputetë që kanë ndërmjetësuar për shpëtimin e Sali Berishës nga shpallja “non grata”nga SHBA.

Kim teksa publikon memorandumin kundër korrupsionit, në një reagim në Twitter shprehet se vendimi i SHBA-së për personat që vendos që të shpallen “non grata” nuk negociohet dhe askush nuk duhet të pretendojë se ishte “ndërmjetës”.

Postimi i Yuri Kim:

“ 7031 (c) përcakton se ky ligj nuk i nënshtrohet “negocimit” dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë “ndërmjetës”. Ata që janë subjekt i këtij ligji mund të fajësojnë komplotet, por faktet janë të pamohueshme. Presidenti Biden e ka bërë të qartë se do të mbajnë përgjegjësi ata që përfshihen në korrupsion”, shkruan Kim.