Lajme

Pas 6 orësh Thaçi përfundon intervistimin në Hagë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar intervistimin e tij në Hagë. Burime të lajmi.net, kanë bërë të ditur se pas më shumë se gjashtë orësh, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përfunduar intervistimin e tij në Hagë. Sipas po të njëjtave burime, pas pak presidenti Thaçi pritet të dalë në një konferencë për media.

Continue reading...

Ulje drastike e të prekurve me COVID-19, për 24 orë vetëm 88 persona pozitiv

Vendi regjistron më shumë të shëruar se të infektuar. 123 persona e kanë fituar betejën me virusin korona, ndërsa 88 kanë rezultuar pozitiv nga 973 teste të kryera. Prej tyre, 30 janë në Shkup, 13 në Shtip dhe 11 në Strugë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 8197, ndërsa aktive janë 3486 raste. Numër më të lartë të të shëruarve ka regjistruar Shkupi, përkatësisht 70. Më raportin e fundit, numri i përgjithshëm i të shëruarve arriti në 4326. Ministri Filipçe nga Sveti Nikolla tha se ka një rritje të rasteve të reja gjatë ditëve të fundit në këtë komunë...

Continue reading...

Habia e koronavirusit: Pse ka shumë raste të të infektuarve, por pak viktima?

Gjatë 3 muajve të parë të pandemisë në SHBA filloj të rritet ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi, derisa tani më shumë se 30 mijë amerikanë rezultojnë pozitiv për koronavirus brenda ditës, dhe 25 mijë po vdesin sipas të dhënave të fundit. Numri I viktimave ka rënë në mënyrë të dukshme. Por ajo që njihej si vala e dytë, filloj në mes të qershorit dhe deri tani rastet nuk kanë të ndalur. Më 9 korrik, kishte rreth 65,000 raste të reja ditore të Covid-19 – afërsisht dyfishi i mesatares së fund të prillit. Por vdekjet nuk e...

Continue reading...

Kanadezët kanë dorën e shtetit, kryeministri po bën mrekulli për qytetarët në kohë të pandemisë

Justin Trudeau kryeministri i Kanadasë, një shpirtmadh dhe një kryeministër i rrallë. Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka një shtëpi të thjeshtë dhe një zyrë të thjeshtë. Ai përjashton taksat, ai dërgoi aeroplanët në të gjitha vendet e botës për të sjellë përsëri bashkëatdhetarët e tij të bllokuar në vendet e tjera! Ai i dha rrogat, dha edhe ushqimin, ai qëndroi në rrugë për një orë megjithë të ftohtin nën akullnajë, për të parë kushtet dhe nevojat e tyre! Dhe dje, ai po shikonte nga kopshti i tij i përulur me sytë që i lotojnë për njerëzit e tij dhe...

Continue reading...

Infektologu italian pohon: Pandemia e koronavirusit ka mbaruar

Eksperti i sëmundjeve infektive Matteo Bassetti, drejtor i Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Xhenova, thotë se epidemia Covid-19 në Itali ka mbaruar dhe mund të shihet nga numrat. Ai kritikoi tendencën çdo ditë, si raportet ushtarake, për të folur për rritjen e personave të infektuar pa analizuar të dhënat se sa janë asimptomatikë, sa janë të shtruar në spital dhe të ngjashme. Asnjë vend nuk e bën këtë, përveç në Itali, thotë Dr. Bassetti. Sipas tij, problemi është në komunikim dhe ai sheh fajtorët në institucionet vendore, media, por edhe në mesin e të ashtuquajturave ekspertë. Italia fillimisht ishte vendi...

Continue reading...

“Kini kujdes”, mjeku Tritan Kalo thirrje të fortë qytetarëve: Lërjani gjithollogëve teoritë konspirative

Mjeku Tritan Kalo, në një reagim të fundit u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat kundër COVID-19. Në një postim në Facebook, mjeku shkruan se të gjithë duhet të bëjnë kujdes me virusin e ri. Ai shton se nuk duhet ngatërruar virusi me politikën, pasi sipas tij politikanët, që i quan ‘politiqenër’ e gjejnë gjuhën e përbashkët që të pasurohen në çdo kohë. Kalo më tej shkruan se “Fëmijët kanë humbur nënën apo babanë, të afërmit motrën apo vëllanë, ne kemi humbur kolegët tanë të çmuar…..ju lutem si mjek e vëlla, që kurrë të mos e braktisni për...

Continue reading...

Virologu që zbuloi ebolën: Pandemia e Covid-19 sapo ka filluar

Pandemia e koronavirusit sapo ka filluar, por vala e dytë mund të ketë karakteristika shumë të ndryshme nga e para. Ky është parashikimi që bën në një intervistë për “El Pais”, virologu Peter Piot, një nga më të njohurit në botë, i angazhuar në studimin e viruseve të reja. Piot aktualisht drejton Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Britaninë e Madhe dhe është këshilltar special i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ai ishte vetëm 27 vjeç, kur ndihmoi në zbulimin e Ebolës. Përvojë personale ka pasur edhe me koronavirusin, pasi rezultoi pozitiv në fillim të këtij...

Continue reading...

Thaçi para varrit të Rugovës: Nuk e di kur kthehem nga Haga, por do kthehem i pastër

Presidenti i Kosovës nesër do të përballet në Hagë me akuzat për krime lufte ndaj tij. Ai sot ka vizituar edhe varrin e Ibrahim Rugovës. ‘Nderim e mirënjohje gjithmonë Presidentit të parë të Kosovës, si dhe gjithë atyre që i dhanë jetë rezistencës paqësore në fillim dhe asaj të armatosur deri në fund. Në historinë e formimit të shteteve në botë, Kosova hyn në rastet e rralla që rrugën e formësimit të shtetit e nisi nga ideja e rezistencës paqësore dhe e mbylli në istikamet e luftës së armatosur. HTH’, shkruan Thaçi në Facebook. Video:

Continue reading...

Deklarata bombë: “Kujdes kur çoni familjarët në Infektiv, i intubojnë dhe i presin biletën”, Bino i përgjigjet Cakos

Një ditë më parë konspiracionisti, Alfred Cako u shpreh se të sëmurët te Spitali Infektiv infektohen qëllimisht. Kjo deklaratë e tij ka sjellë reagimin e shefes së Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, e cila tha se këto janë asgjë më shumë sesa ‘gomarllëqe që thuhen nga kolltuku për të promovuar veten’. Bino e ka ftuar Cakon të shkojë vetë tek Spoitali Infektiv dhe të shohet se si punojnë bluzat e bardha “Kur mediat pomovojnë idiote. Te shkoje ky zoteria po qe i zoti vete tek Infektivi mqs qenkan rrena e te investigoje. Atje punonjesit rropaten perballen me...

Continue reading...

Publikohen të dhënat e rëndësishme nga autopsitë e viktimave të COVID-19, mjekët përballen me të papriturën

Të dhënat tronditëse janë zbuluar pas kryerjes së autopsive te viktimat e Covid. Nga autopsitë ka rezultuar se ky virus i rrezikshëm prek trupin, duke shkaktuar mpiksje të gjakut. Kjo deklaratë është bërë nga Dr Amy Rapkiewicz, shefe e departamentit të patologjisë në Qendrën Mjekësore NYU Langone. Disa pacientë me Covid-19 dihet se zhvillojnë problematika te koagulimit të gjakut, por shkalla dhe masa në të cilën ndodh është përshkruar si “dramatike”. Në fazat e hershme të pandemisë, infermierët vunë re shumë mpiksje gjaku në damarë dhe jo vetëm. “Ne vumë re se mpiksja e gjakut nuk ishte vetëm në damarë...

Continue reading...