Ish gjenerali Qehaja paralajmëron Kosovën: Prezencës ushtarake ruse në Serbi duhet të shërbejë si këmbana e fundit për Kosovën

Ish gjenerali Ramadan Qehaja, ka komentuar hapjen e Zyrës Ruse të mbrojtjes në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë në Beograd. Ai thotë se kjo është një luftë speciale për t’iu kanosur veçanërisht Kosovës dhe se përbën një kërcenim direkt për rajonin.

Qehaja ka paralajmëruar institucionet e Kosovës se duhet të bëhen gati për vetëmbrojtje si dhe të vijoj aspiratën e saj për fuqizim tutje të aleancës me akterët perëndimor si një vizion i vetëm i palëkundur në funksion të paqës dhe sigurisë në Ballkan e Evropë.

Postimi i tij i plotë:

Me shkas:

Hapja e Zyrës Ruse të mbrojtjes në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.

Hapja e Zyrës Ruse të mbrojtjes në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, ne fakt përbënë një hap të paramenduar të shtetit serb për të zbatuar nje lufte speciale por edhe per te iu kanosur shteteve fqinje e ne veçanti Kosovës. Ajo bëhet në vazhdën e një veprimi të rrezikshëm të Serbisë e cila ka arritur të përgadisë dhe krijoi marrëdhënie partneriteti me Rusinë dhe Kinën e që përbënë sfidë para së gjithash për vetë aleancën e NATO-s. Më konkretisht, rritja e armatimit të Serbisë ngërthen një kërcënim direkt për stabilitetin e rajonit dhe është në shpërputhje me pretendimet gjëja bashkëpunuese të lidershipit aktual në Serbi për kinse arritjen e një paqe të qëndrueshme në rajon.

Zyrtarizimi i tillë i prezencës ushtarake ruse në Serbi duhet të shërbejë si këmbana e fundit për institucionet tona që të ngrisin gatishmërinë institucionale e në veçanti të atyre të sigurisë dhe të monitorojnë zhvillimet e fundit të cilat gjithsesi se kanë për qëllim nxitjen e destabilizimit në Kosovë e rajon. Diplomacia e Kosovës duhet të veproi në drejtim të një ri-bashkërendimi me partnerët tanë për t’i informuar lidhur me lëvizjet e fundit në Serbi, të cilat në secilin variant janë edhe kundër interesave të partnerëve bilateral kryesor dhe NATO-s.

Pavarësisht prej situatës së krijuar lidhur me veprimet e lartëcekura serbe, Kosova duhet përveç përgaditjeve për vetëmbrojtje, të vijoj aspiratën e saj për fuqizim tutje të aleancës me akterët perëndimor si një vizion i vetëm i palëkundur në funksion të paqës dhe sigurisë në Ballkan e Evropë.