“Boll pash hatrin e Zotit! Boll, se u bëtë legena më shumë se ç’ishit”, Manjani zbulon mesazhet që i kanë dërguar dhe shpërthen i revoltuar

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të revoltuar në rrjete sociale në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Manjani shkruan se këta politikanë që pranuan të mbyllnin gojën e të binin dakord të ishin në fundin e listave, duke u shndërruar thjesht në numra, sot të mos shqetësojnë askënd me mesazhe ku iu kërkojnë votën.

Postimi i Manjanit:

“Numrave na u erdhi goja..

I kanë degdisur kryetarët e tyre nga fundi i listave. Sigurisht për t’i hequr qafe.

Nuk patën e as kanë gojë, bythë apo organ tjetër shprehës, që të reagojnë para kryetarëve të tyre. Dinjitetin ja lanë në dorë kryetarëve. Këta të fundit nuk përtuan tua nëpërkëmbin, përçudnojnë e përmjerojnë. Ata e durojnë. E gëlltisin, e pranojnë edhe fundin e listës edhe bishtin e kavallin.

Po këta na mbushin memoriet elektronike me lutje për t’i votuar, pikërisht se janë me “dinjitet”!!!

Boll pash hatrin e zotit! Boll, se u bëtë legena më shumë se ç’ishit. Mblidhni ato mend e thoni jo kryetarve si fillim, që t’u besojmë disi. Përndryshe qepini halétë e pranoni hisen që u ka lënë udhëhqesi i juaj.

Zgjedhjet politike nuk janë punë emrash (aq më tepër emrash numra që sflasin dot as për veten e tyre), por partish!

Njerëzia duhet të zgjedhin POLITIKISHT me kë janë? Me vazhdinësinë autoritare që edhe në maternitet çon polic e ushtarë, apo për rikthimin në normalitetin pluralist, çështjet cibile zgjidhen civilisht.

Kaq duhet të ndajmë këtë radhë.

Emrat nuk hyjnë fare.

Ato janë thjesht postera. Copa letrash të ngjitura në mure.

Ata janë numra të progamuar për të mos folur.

Ndaj të nderuar numrandidatë, mos u lodhni kot. Të paktën jo tek inboxi im.

E keni kot.”, – shkruan Manjani.