Besnik Mustafaj nxjerr prapaskenat dhe paralajmëron lëvizjen e Berishës që do të shkaktojë ‘tërmet’ politik

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj referuar deklaratave të Bashës i cili tha se “Foltorja” e Berishës nuk është problemi i tij por i Ramës, mbështeti kreun e PD. Sipas tij Berisha në daljet e tij i drejtohet Ramës. Nga ana tjetër Mustafaj tha se Basha po përpiqet që të shmangë çdo përplasje me Berishën.

Deklarata e Mustafajt:

“I tha gjysmën e problemit sepse Berisha i drejtohet Ramës në këto foltore. Edhe fokusi i Berishës me njerëzit që mblidhen rreth tij është qeveria. Fakti që përmendet në parlament kaq shumë kjo tregon fuqinë e tij. Se deri kur do jetë i dobishëm mbetet për tu parë. Basha po bën ç’është e mundur ti shmanget një përplasje me Berishën. Në të gjitha rrethet po shfaqet me fytyrë dhe zë edhe një pjesë e madhe e PD. Një gabim shprehje bëri Basha që i quajti llum. Kam informacion që janë mbledhur 1500 firmat ai është gati për ta mbledhur kongresin por ai do ta plotësojë lëvizjen në të gjitha qarqet mesa duket. Kjo lëvizje e artikuluar nga Berisha ka nisur nga ndryshimet statutore”.-shprehet Mustafaj.