“Virusi është i krijuar në laborator”, Kryemadhi befason me deklaratën: Ideatorët e pandemisë janë njerëz, ata e dinë si ç’bëhet

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi vazhdon të thotëse koronavirusi ëhstë një “lojë politike” për të ndryshuar rregullat e politikës.

“Unë besoj dhe vazhdoj të besoj që koronavirusi është një lojë politike për ndryshimin e rregullave të politikës. Është një riformatim i botës”, u shpreh Kryemadhi në emisionin Java në RTSH.

Më tej, kryetarja e LSI tha se koronavirusi ëhstë krijuar në laborator dhe sipas saj ata që e kanë krijuar e dinë si ç’bëhet.

“Ideatorët e pandemisë janë njerëz që kanë kërkuar të rishikojnë sjelljen e njerëzve. Koronavirus është një virus i prodhuar në laborator dhe ata që e kanë prodhuar e dinë si çbëhet. Në filozofinë e saj është thjesht një riformatim, ne jemi një pikë në oqean. Ne jemi shtet shumë i varfër, vend shumë i pasur dhe me një popullësi të varfër për shkak të keqmenaxhimit”, tha Kryemadhi.