Taulant Muka thyen çdo parashikim për COVID-19: Zgjidhja nuk është vaksina, por kjo gjë

Epidemiologu Taulant Muka ka deklaruar sonte në emisionin “360 gradë” se zgjidhja nuk është vaksina, por masat parandaluese për Shqipërinë.

“Virusi ka dy mutacione dhe nuk e dimë kë kemi në Shqipëri. Duhet bërë ekzaminimin gjenetik të virusit. Nuk e di pse nuk e ka bërë qeveria. Në vaksinë merr diku 10-15 vite për tu hedhur në treg, pasi nuk i dimë efektet afatgjata.

Unë e vë në diskutim një vaksinë që do të dalë për 6 muaj, pasi nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me këtë vaksinë. Prandaj strategjitë më të mira janë ato parandaluese. Unë besoj se zgjidhja nuk është vaksina, por masat parandaluese.” – tha Muka.