Klevis Balliu hedh akuzat e rënda: Ju tregoj se çfarë po e tmerron kryeministrin Rama

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu tha se kryeministri Rama qëndron në krye të vjedhjes që i bëhet përditë Shqipërisë. E rreth kësaj ai ka folur në studion e News24 ku ka hedhur akuza të rënda.

“Rama e ka treguar vullnetin e tij për burg, duke përmendur shpesh këtë fjalë. Ai thotë shpesh herë burg, e ka nga frika. Kjo sepse ai ka frikë për koncesionet, për kullat te Stadiumi. Edi Rama jeton në një botë të mbushur me frikë. Shqipëria ka një dhunues policor në krye të vendit e jo një shtetar. Rama i ka dhënë një oligarku 40 milionë euro, e kaq iu jep shqiptarëve ndihma.

Një oligark nuk mund të jetë i barabartë me një shqiptar. Erjon Veliaj pastron paratë e krimit të organizuar. Krimi i oprganizuar fle në një krevat me Rilindjen. Rama sot drejton një regjim të drejtuar nga Facebook. Ne kemi qenë e jemi në mbrojtje edhe të Teatrit Kombëtar. Qytetarët kanë parë një qeveri që vjedh e grabit, bashkëpunimi i krimit me qeverinë vazhdon pa asnjë problem.

Qytetarët shohin shpresë në fund të tunelit tek opozita. Paratë janë të shtetit shqiptar, por i merr Ilir Beqaj. Në krye të ministrisë së Brendshme është gjeneral kanabisi. Edi Rama nuk është më një kryeministër, por klloun, sepse nuk ka më asnjë strategji.

Shqipëria ka humbur 66 mijë vende pune. Në kohë pandemie, vjedhjet janë barazim me vrasje. Pandemia e papunësisë në Shqipëri është krijuar nga Co-Rama e jo nga Covid. Edi Rama është dirigjent i të gjitha vjedhjeve në Shqipëri”, – deklaroi Balliu