“Pse po hesht?”, Kreshnik Spahiu i dërgon mesazhin e rëndësishëm Sali Berishës dhe hedh dyshimet e forta

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i është drejtuar me një pyetje publike ish-kryeministri Sali Berisha dhe demokratëve në përgjithësi.

Spahiu e pyet Berishën se përse hesht për projektin e Macron për ndarjen e Kosovës dhe autonominë serbe në Mitrovicë, madje i kujton edhe bursën që i ka dhënë Enver Hoxha për të studiuar në Francë.

“Pse po hesht Sali Berisha për projektin Francez të Macron të ndarjes së Kosovës dhe autonomisë serbe në Mitrovicë, apo “patriotizmin” e kishte vetëm kundër Amerikës?

A kanë ndonjë koment demokratët apo Franc?n e keni avokate kundër SHBA dhe vazhdon kontrata që kur doktori studionte në Paris me bursë nga Enver Hoxha….?”, – shkruan Spahiu.