Vijojnë tensionet Turqi-Greqi në Egje, ku tashmë është radha e dy anijeve të rojës bregdetare që të tregojnë forcën mes tyre. Mediat raportojnë se gjatë ditës së djeshme dy anije patrullimi greke dhe turke kanë kryer manovra të rrezikshme me njëra-tjetrën duke rrezikuar edhe të përplasen fizikisht. Mediat greke kanë publikuar pamje nga momenti kur turqit i afrohen rojës bregdetare greke duke kaluar vetëm pak metra larg tyre. Ndërkohë turqit theksojnë se ky veprim u bë pasi grekët kishin kaluar në ujërat e tyre territoriale. Gjatë pasdites gjithashtu pati një tjetër incident ku një gomone me emigrantë u rrethua nga...
Continue reading...ejona
Krasniqi-Kurtit: Pritjet ndaj teje i kam zero
Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se nuk ka fare pritje nga ai. “Kryeministër, mos u bë nervozë. Këtu je me ju përgjigj deputetëve, e jo që të thirresh në situata të vjetra. Edhe të them të drejtën, pritjet ndaj teje si deputet edhe si qytetar, i kam zero. Asgjë nuk pres nga ti”, ka thënë Krasniqi. Krasniqi i është drejtuar Kurtit se ndoshta presin deputetët e tu, sepse janë të hipnotizuar, por unë nuk pres asgjë. “Edhe shpresoj se do të jem gabim, që të paktën nga zero, të ngriteni...
Continue reading...Një treshe minoritare anti-Rama, te Dendiasi në Athinë: Kush dhe për çfarë?
Një treshe minoritare ka udhëtuar drejt Athinës, duke u takuar me dy krerët e diplomacisë greke, ministri e Jashtëm Nikos Dendias, si dhe zv.ministrin po të Jashtëm Costas Vlasis. Po cila ka qenë kjo treshe? Fjala është, siç raporton media greke, për kren OMONIA-s Vasilis Kagios (Vasil Kajo), kreun e PBDNJ-së Vangelis Doule (Vangjel Dule, si dhe presidentin e degës së OMONIA-ss në Himarë Freddy Belleri (Fredi Beleri), sipas një postimi përkatës të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Twitter. “Greqia është e vendosur në krah të Pakicës Kombëtare Greke në Shqipëri,” ka deklaruar ministri i Jashtëm Dendias, por pa...
Continue reading...Shpëtim Idrizi: Më erdhi keq, Ramës i dhashë lekë borxh kur u kthye nga Franca, u bë si Gëzim Kulufi
Me hapjen e fushatës elektorale, Edi Rama thuajse në cdo takim elektoral ka bërë pjesë të retorikës me sulme, ironi dhe etiketime, jo vetëm Lulzim Bashën, por edhe aleatët e opozitës, mes të cilëve edhe Shpëtim Idrizin. Kreu i PDIU-së, i është përgjigjur mbrëmjen e sotme nga emisioni “Log.” në ABC, të drejtuar nga Endri Xhafo. “Nga pikëpamja e peshës është një lloj konfirmimi dhe me sulmin që bën, Rama e rikonfirmon, se ai merret me atë që i del përpara. Më vjen shumë keq, jo për Ramën se e njoh shumë mirë, por për kryeministrin e vendit tim që...
Continue reading...Kërcënon Monika Kryemadhi: Bëhuni gati, kam foto e fakte
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar publikimin e disa fotove që do të trazojnë ujrat e politikës shqiptare. E ftuar në emisionin “Tempora”, Kryemadhi tha se shumë shpejt do t’i dërgonte kryepolicit, Ardi Veliut foto të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me personazhe të njohur të botës së krimit. “Ka blerje vote nëpërmjet legalizimeve, punësimeve dhe nëpërmjet drekave të ngushta me grupe të caktuara kriminale. Do i bëj letër Ardi Veliut. Me fotografi. I kam të faktuara. Po sigurisht mi. U bëmë të vjetër ne. I kam me foto dhe gjëra. Nuk është gjë 184 para...
Continue reading...Mërgimtari nga Zvicra reagon pas shtyerjes së regjistrimit
Mërgimtari nga Zvicra, Florim Zimberi, ka reaguar pas shtyerjes së regjistrimit nga Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski. Ai ka shkruar se herët apo vonë shqiptarët do të dalin fitimtarë. Ja postimi i tij i plotë: “Heret apo von shqiptaret do te dalimi fitimtar keni menduar more shka i shkines se jemi pakic po ju dulem shumic e shtit regjistrimin me ndimen e disa parti shqiptar qe jakeni zan bishtin me der heret apo von shqipet🇦🇱e diaspores bashk me vendasit do të fitojn 🇦🇱🇦🇱forca shqipe an e mbar botes O sa mir me qen shqiptar”, ka shkruar ai. Florim Zymberi është...
Continue reading...Biden emëron të parin musliman si gjyqtar federal: Kush është Zahid Quraishi
Presidenti i SHBA Joe Biden ka emëruar gjyqtarin e parë federal musliman në historinë e vendit për Gjykatën e Rrethit Amerikan. Nëse zgjedhja e tij konfirmohet nga Senati, Zahid Quraishi do të bëhet muslimani i parë që mban këtë pozitë në New Jersey. 11 kandidatët gjyqësorë të Biden janë shumë të ndryshëm dhe ka tre gra afro-amerikane duke përfshirë gruan e parë nga Amerika Aziatike dhe Paqësori që janë nominuar për një Gjykatë të Qarkut në Uashington, si dhe gruaja e parë që ka qenë gjyqtare federale në Maryland County. “Këta kandidatë të emëruar u tërhoqën nga mendjet më të...
Continue reading...Berisha përshëndet vendimin e LDK-së që të mundësojë zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente
Ish-kryeministri shqiptar dhe ish lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e Kryesisë së LDK-së që të marrë pjesë në votim për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Berisha, përmes një postimi në Facebook, duke përshëndetur LDK-në dhe kryetarin e saj, ka thënë se Abdixhiku deklaroi publikisht se Kryesia e LDK në një akt në vlerësimin tim në interesin më të mirë të Kosovës, ka vendosur me shumicë absolute votash t’i mundësojë parlamentit të vendit zgjedhjen e zonjës Vjosa Osmani presidente e Kosovës”. “Me këtë rast shpreh kënaqësinë time dhe përshëndes nga zemra kryetarin e LDK, z....
Continue reading...Mediet serbe shkruajnë për idenë e humbur kreative të Pacollit, për lobim për njohje nga Spanja
Deputeti dhe lideri i Aleancës Kosova e re, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar për rastin e humbur dhe idenë e tij kreative që së bashku me disa figura edhe sportistë të njohur të kërkohet nga Spanja njohja e Kosovës. Sipas tij, është humbur rasti i mirë për relaksimin e raporteve me Spanjën, duke shfrytëzuar edhe ndeshjen kualifikuese mes Kosovës edhe Spanjës për kualifikime në Kampionatin Botëror të Katarit. “Ndeshja kualifikuese mes Kosovës edhe Spanjës për kualifikime që zhvillohet në Spanjë, ishte mundësi e mirë dhe është dashur të shfrytëzohet për lobim, me qëllimin e...
Continue reading...DW: Vjosa Osmani duket se ka siguruar votat e mjaftueshme për presidente
Lidhja Demokratike e Kosovës vendosi të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Vjosa Osmani duket se tani i ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur presidente. Ndonëse akoma nuk është caktuar data e mbajtjes së seancës parlamentare kur do të zgjidhet presidenti, si duket pretendentja për këtë post Vjosa Osmani, ka siguruar numrin e mjaftueshëm të pjesëmarrjes së deputetëve në këtë seancë. Kjo për faktin që Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, me kryetarin e ri të saj Lumir Abdixhiku, vendosën që të marrin pjesë në seancën parlamentare për zgjedhjen e presidentit. Kryetari i...
Continue reading...