Një treshe minoritare anti-Rama, te Dendiasi në Athinë: Kush dhe për çfarë?

Një treshe minoritare ka udhëtuar drejt Athinës, duke u takuar me dy krerët e diplomacisë greke, ministri e Jashtëm Nikos Dendias, si dhe zv.ministrin po të Jashtëm Costas Vlasis.

Po cila ka qenë kjo treshe?

Fjala është, siç raporton media greke, për kren OMONIA-s Vasilis Kagios (Vasil Kajo), kreun e PBDNJ-së Vangelis Doule (Vangjel Dule, si dhe presidentin e degës së OMONIA-ss në Himarë Freddy Belleri (Fredi Beleri), sipas një postimi përkatës të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Twitter.

“Greqia është e vendosur në krah të Pakicës Kombëtare Greke në Shqipëri,” ka deklaruar ministri i Jashtëm Dendias, por pa u dhënë informacione të detajuara mbi arsyen e takimit.

Kjo vizitë vjen në një situatë të nxehtë elektorale, ku siç dihet, kjo treshë është e pozicionuar kundër Ramës, ku pretendimi kryesor është se qeveria po rrëmben pronat e grekëve në Himarë.

Nga ana tjetër, Dendias njihet si një mik i ngushtë i shefit të qeverisë shqiptare, pra Ramës, ku veç aspektit zyrtar kanë një afrimitet shoqëror.