“Vendimi i Kolegjit Zgjedhor që kandidatët në fletën e votimit të jenë me numra dhe jo me emra është një shejtanllëk i Partisë Socialiste të Edi Ramës dhe një përpjekje për të fshehur kandidatët anonimë pas numrave”. I këtij mendimi është kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili e pasqyroi këtë mendim në një komunikim në “Facebook”. Shehi pohoi se lista e Ramës është e përbërë nga shërbëtorë anonime dhe Rama po përdor çdo mjet që ka në dorë dhe në shkelje të ligjit për maksimizuar votën, ”Për mua është një gabim I madh vendimi I Kolegjit Zgjedhor që fleta...
Continue reading...ejona
Basha i jep ‘goditjen’ e radhës Sali Berishës, bën premtimin e madh publikisht: Nëse nuk e zbatoj, s’do të kërkoj mandat të dytë
Kreu i PD Lulzim Basha “u bën dalje” anëtarëve të Kabinetit të qeverisë së ish-kryeministrit Sali Berisha. Mëngjesin e sotëm Basha ka “garantuar” shqiptarët se në Kabinetin e tij, nuk do të jetë asnjë prej tyre. Basha mesa duket do të mbajë larg posteve ministrore të gjithë ministrat e mëparshëm që kanë shërbyer në Qeverinë Berisha. Në emisionin “Koha për tu zgjuar”, Lulzim Basha tha se anëtarë të Kabinetit do jenë ata persona që mbajnë peshën e qeverisë, zonja dhe zotërinj të spikatur. Në fund të intervistës, kryedemokrati bëri një zotim se nuk do të kërkojë mandat të dytë, nëse...
Continue reading...SHBA merr në dorë Byronë e Hetimit, sjell një agjent të FBI në Tiranë për trajnimin e 28 hetuesve dhe hapjen e dosjeve të bujshme
Byroja Kombëtare e Hetimit duket se do të jetë shumë shpejt në patronazhin e amerikanëve. Javën që lamë pas u kualifikuan 28 hetuesit finalë, të cilët pas trajnimit do të marrin detyrën dhe do të asistojnë prokurorët e SPAK në hetimin e dosjeve të bujshme. Por BKH do të jetë një organ që do të ndihmohet në pjesën më të madhe nga FBI. Pak kohë më parë, Departamenti i Drejtësisë në SHBA përmes ICITAP kanë shpallur thirrjen, ku kërkojnë një “trajner” që të ketë qenë pjesë e FBI, i cili do të marrë në patronazh Byronë e Hetimit. “ICITAP Shqipëri,...
Continue reading...“E gjeta Saliun të përlotur në zyrë”, Bamir Topi nxjerr prapaskenat politike dhe plas deklaratën e fortë (VIDEO)
Ish-presidenti, Bamir Topi ka bërë një rrëfim të hapur për karrierën e tij politike pas dorëheqjes nga drejtimi i partisë së krijuar prej tij FRD-së., Ndër të tjera, Topi bëri një rrëfim edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, që sipas tij është një ndër personat të cilët ka kontribuar më shumë në politikën shqiptare. “Një njeri serioz, i motivuar për punën e tij”, – ky ishte përshkrimi o Topit për të, mirëpo me kalimin e viteve politika shqiptare degradoi dhe vetë Berisha u përfshi në atë rrjedhë. “Sipas meje Berisha është një person me kontribute të forta në politikën shqiptare. Ka...
Continue reading...Çfarë ka ndodhur mes Fifit dhe Luana Vjollcës, nuk flasin më? Ja detaji që ngriti dyshimet
Këngëtarja e njohur Fifi dhe moderatorja Luana Vjollca, kanë shoqëri të mirë me njëra-tjetrën. Fifi dhe Luana ishin shoqe për kokë, ndaj do të ishte e logjikshme që nëse s’i kishte bërë një urim publik, Luana të ishte të paktën e pranishme në festën e ditëlindjes së Fifit. Mirëpo, u vur re se moderatorja s’bëri asnjë nga këto. Fifi festoi mbrëmë 27 vjetorin me miq të shumtë e personazhe VIP, por Luana s’u duk gjëkundi. Dy vajzat vazhdojnë ta ndjekin njëra-tjetrën në rrjete sociale por nëse më parë s’ndalonin dedikimet e bukura publike, por për ditëlindjen e Fifit moderatorja heshti....
Continue reading...Trazohen ujërat në ‘Përputhen’, konkurrentja më e re del ish-shoqe e Jasminës, dy vajzat thumbohen keq për Andin
Një vajzë e re iu bashkua “Përputhen”. Ajo është Ola Zenelaj, e cila menjëherë trazoi ujërat në emision. Ola deklaroi se pëlqimet e saj janë Giliani, Murati dhe Andi. Kur përmendi emrin e këtij të fundit, Jasmina i tha ta harrojë se mund të dalë në takim me të. “Andi është tokë e xanun, lodhu sa të duash s’ke ku shkon. Për të dal s’ke për të dal ta harrosh, po ëndrrat falas janë”, – i tha Jasmina Olës. Ndërsa Ola zbuloi se Jasmina e njeh pasi kanë qenë shoqe. “Kemi qenë shoqe para dy vitesh, tani nuk jemi”, –...
Continue reading...Jo gjithçka është siç duket! Fjoralba Ponari zbulon si janë mbledhjet e ‘Portokallisë’
Siç dihet tashmë, Fjoralba Ponari është moderatorja e re e “Portokallisë” dhe është përshtatur shumë shpejt me këtë format. Këtë herë Fjoralba ka zbuluar edhe sesi janë mbledhjet e spektaklit përmes një postimi në Instagram, ku në foton e parë shfaqet serioze e në foton e dytë tregon se në realitet ndodh e kundërta. Moderatorja shfaqet duke qeshur me batutat gjatë mbledhjes dhe shkruan: “Mbledhjet e Portokallisë: Instagram vs. jetë reale”.
Continue reading...Kush e zhgënjeu më shumë në Përputhen? Atdheu flet për herë të parë: Nga lidhja e re te xhelozia për Anën
Atdheu është një nga djemtë më të diskutuar, edhe pas daljes nga emisioni “Për’puthen”. I ftuar ne emisionin “Shqipëria live”, Atdheu tregon se ka një vajzë në krah, por ende nuk ka marrë një vendim. “Mbase ka dhe jashtë. Do ta them kur të marrim një vendim”, – por thekson se nuk është asnjë nga konkurentet apo ish-konkurentet e “Për’puthen”. I pyetur nëse ka përjetuar flirte apo dashuri në emision, Atdheu përgjigjet, “Kam përjetuar flirte të forta”. Atdheu ka pasur takime shumë të komentuara gjatë “Për’puthen” me Ana Lleshin, ku dhanë dhe puthjen e parë në emision, me Melisën, Sindin...
Continue reading...As Tirana as Vlora, Iris Luarasi tregon qarkun ku Rama ka mbështetjen më të madhe
Iris Luarasi, pedagoge në Universitetin e Tiranës thotë se Fieri është i vetmi qark në vend që ka mbështetjen më të madhe për kryeministrin, Edi Rama. Luarasi tha se Fieri ka shifra mbi nivelin kombëtar në mbështetjen për Partinë Socialiste, kurse mbështetja për Partinë Demokratike është e ulët. “Deri tani mendoj se është i vetmi qark që ka një mbështetje shumë të madhe për Ramën dhe një mbështetje relativisht të vogël për PD”, tha pedagogia. Në sondazhin e katërt të MRB në Euronews Albania, në Fier, dëshira për ta parë Ramën në karrigen e kryeministrit është në masën 55%, shifër...
Continue reading...Të tre ‘live’ në të njëjtën kohë! Rama, Meta apo Basha, ja kush e fitoi garën e shikueshmërisë
Dje ishte dita më e ngarkuar politikisht, të paktën për audiencën shqiptare. Kryeministri Edi Rama, kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta të tre “live” në TV në të njëjtën orë në një moment mjaft të nxehtë për politikën shqiptare. Kjo do të jetë edhe përplasja e fortë për audiencën. Veç atyre që janë të mbërthyer pas ekraneve shumë të tjerë, debatet politike i kanë ndjekur nga rrjetet sociale e sidomos në Facebook, ku bëhet live stream. Rama i cili ka dhe televizionin e tij ERTV, në profilin në Facebook kishte më shumë ndjekës.
Continue reading...