Partia Demokratike ka reaguar pak minuta pas uljes së avionit të parë në pistën e aeroportit të ri të Kukësit. Përmes një deklarate për mediat PD thotë se hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare është një tjetër premtim i pambajtur i Edi Ramës pasi aeroporti s’ka certifikata sigurie. Deklarata e Partisë Demokratike: “Hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare, premtim tjetër i pambajtur i Edi Ramës. Ulja e një avioni të Air Albania në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie. Me Ramën në krye të qeverisë, fluturimet...
Continue reading...ejona
LSI merr goditjen e rëndë në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla jep lajmin e papritur
Në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit Lëvizja Socialiste për Integrim ka marë një goditje të rëndë në Qarkun e Elbasanit. Prej disa ditësh Kryetari i LSI në Cërrik Astrit Xhelili dhe ai i Belshit Zenun Bullari janë larguar nga radhët e LSI dhe i janë bashkuar Partisë Socialiste. Në fjalën e tij në një takim në Cërrik, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste Taulant Balla falenderoi Astrit Xhelilin dhe Zenun Bullarin për vendimin e tyre për tu larguar nga LSI dhe që ju bashkuan Partisë Socialiste. Deklarata e Ballës: “Dua të falenderoj Astrit Xhelilin, i cili është këtu bashkë me...
Continue reading...Si asnjëherë më parë, kryeministri Rama sheh filxhan ‘live’, hedh kunja për Monika Kryemadhin
Kryeministri Edi Rama në emisionin “Klanifornia” është përballur me fallxhoren e njohur me emrin Lushi, e cila i ka parë edhe fatin në filxhan. Sapo e ka parë, Rama e ka pyetur “si e ke kryetaren e shoqatës”, duke e sqaruar më pas se e kishte fjalën për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Ndërsa më pas ka dëgjuar me ëndje parashikimin e fatit për të.
Continue reading...“Do të dekretoni Ramën si kryeministër nëse fiton PS?” Ja si përgjigjet Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes nëse do të dekretojë Edi Ramën si kryeministër në rast se PS fiton, duke thënë se do të këtë përgjigje do ta japë pas 25 prillit. “Kësaj pyetje do t’i përgjigjem pas zgjedhjeve të 25 prillit”, tha Meta.
Continue reading...A do të jetë Edi Rama sërish Kryeministër? Ambasadori italian del me përgjigjen e padiskutueshme
Fabrizio Bucci, ambasadori italian në Shqipëri dha sot një intervistë nga qyteti i Elbasanit nga ku po ndjek zhvillimet e fushatës elektorale. Ai foli për rëndësinë e zgjedhjeve në Shqipëri dhe sa e rëndësishme është transparenca, liria e votës dhe jo ajo e dhunës. I pyetur nëse mendon se Rama do të zgjidhet sërish kryeministër ai dha një përgjigje të prerë dhe mjaft diplomatike. Fabrizio theksoi se kjo gjë i përket shqiptarëve, është një zgjedhje shumë shumë e rëndësishme por nëse populli mendon se ai ka bërë një punë të mirë përgjatë këtyre viteve atëherë sigurisht që shqiptarët do të...
Continue reading...Lulzim Basha përballet me incidentin e papritur, Romeo Kara publikon videon që po ‘thyen’ rrjetin (VIDEO)
Kreu i PD-së, Lulzim Basha u përball dje me një situatë të sikletshme. Teksa po zbrisnin poshtë pallatit njëri nga qytetarët i vë dorën sipër kokës që ta mbronte të mos goditej me murin e ulët. Por pasi ai bëri këtë veprim, njëri nga badigardët i është kundërvënë qytetarit. “Mos e prek me dorë”, i është drejtuar badigardi militantit të PD-së. Pikërisht kjo video që po shpërndahet me shpejtësi është publikuar në rrjetet sociale edhe nga juristi Romeo Kara, i cili shkruan me ironi: “U nis per ti ulur koken por e palosi…” Video:
Continue reading...“Jam i bekuar që jam bashkëshorti i Lindës”, kryeministri Rama flet hapur dhe tregon luftën që bën çdo ditë me veten e vet
Kryeministri Edi Rama u shpreh mbrëmjen e djeshme se nuk do të lejojë që politika të ndryshoje karakterin e tij dhe se ndihet me shumë fat që ka përkrah një bashkëshorte si Linda. Komenti i Ramës: “Unë kur kam hyrë në këtë rrugë, jam betuar se do të dal si Edi Rama, jo si dikush që nuk e njoh më se kush është. Kam thënë vetes që në këtë rrugë, shqiptarëve unë do t’u ofroj veten, kështu siç jam, nuk do të bëhem dikush tjetër që të më pëlqejnë. Dua të vesh çitjane, do të vesh çitjane, dua të vesh...
Continue reading...“Përgatitu më mirë kur të ftosh kryeministrin”, Edi Rama i kthehet ashpër gazetares së njohur në mes të emisionit
Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Zgjedhje 2021’ u përplas disa herë me gazetaren Pranvera Borakaj. Teksa gazetarja e pyet nëse ndihet i lodhur, Rama i tha se ajo duhej të përgatitej më mirë për intervistën. Gazetarja Borakaj është shprehur se ajo nuk bie në granckën e tij. Pjesë nga biseda: Pranvera Borakaj: Suksese në garë! Jeni lodhur? Edi Rama: Të të them të drejtën, duhet të përgatitesh më mirë kur fton kryeministrin. Pranvera Borakaj: Nëse të jam dukur unë e papërgatitur, nuk e di çfarë mund të mendosh në studio të tjera. Edi Rama: Nejse,...
Continue reading...Mediu hedh akuza qeverisë: Rama ka shkatërruar në këta 8 vjet ekonominë e vendit, paratë e taksapaguesve shkojnë në duart e tij
Kandidati me numrin 7 i “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu ka akuzuar qeverinë se në këto 8 vite ka shkatërruar ekonominë e vendit. Ditën e djeshme ai zhvilloi disa takime me banorë të Paskuqanit dhe zonës së Bulevardit të Ri, në Tiranë nga ku kërkoi mbështetjen e tij për nr. 7 dhe për koalicionin “PD-AN”. Mediu, akuzoi Ramën se ka shkatërruar në këto 8 vjet çdo mundësi për të zhvilluar ekonominë e vendit. “25 prilli është një moment reflektimi dhe vlerësimi i përbashkët për t`u dhënë fund klaneve korruptive, ku paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë në duart e Edi Ramës...
Continue reading...Ilir Meta nuk heq dorë nga skenarët rusë, pas dështimit me Rinasin tenton destabilizim gjatë zgjedhjeve
Presidenti Ilir Meta nuk ka ndërmend të tërhiqet nga skenarët rusë të destabilizimit. Zgjedhjet e 25 prillit do të përcaktojnë fatin e LSI dhe presidenti duket i vendosur për të mos lejuar zhbërjen e saj. Për këtë arsye Meta po jep sinjale se më 25 prill, por pas kësaj date, do të kemi një situatë aspak të qetë, sidomos në qytetin e Vlorës. Pak ditë më parë Meta tentoi destabilizim përmes bllokimit të aeroportit të Rinasit. Të gjitha faktet tregojnë se ishte një skenar i mirëmenduar, ndërsa dyshimet e vendeve partnere janë se kjo u bë për qëllim të interesave...
Continue reading...