“Jam i bekuar që jam bashkëshorti i Lindës”, kryeministri Rama flet hapur dhe tregon luftën që bën çdo ditë me veten e vet

Kryeministri Edi Rama u shpreh mbrëmjen e djeshme se nuk do të lejojë që politika të ndryshoje karakterin e tij dhe se ndihet me shumë fat që ka përkrah një bashkëshorte si Linda.

Komenti i Ramës:

“Unë kur kam hyrë në këtë rrugë, jam betuar se do të dal si Edi Rama, jo si dikush që nuk e njoh më se kush është. Kam thënë vetes që në këtë rrugë, shqiptarëve unë do t’u ofroj veten, kështu siç jam, nuk do të bëhem dikush tjetër që të më pëlqejnë. Dua të vesh çitjane, do të vesh çitjane, dua të vesh atlete, do të vesh atlete. Ky jam! Nuk i ofrohem dikujt për dhëndër. Jam i bekuar që jam bashkëshort i Linda Ramës. Nuk i ofrohem askujt për krushk. Në këtë pikë, kam përshtypjen që e kam tepruar në komunikim, duke krijuar idenë që jam njeri arrogant, që më pëlqen vetja. Kjo nuk është e vërtetë! Nëse unë do të bëja opozitën e Edi Ramës, unë e mundja Edi Ramën! Po të dëgjoni ju çfarë i bëj unë Edi Ramës me zë të lartë, do t’ju dukesha opozitar i Edi Ramës. Edi Rama opozitar është shqiptari më i pakënaqur që ju do të gjenit në rruzullin tokësor. Edi Rama opozitar kërkon nga Edi Rama kryeministër çdo ditë shumë më tepër.”-shprehet Rama.