ejona

Shtrenjtoi ujin, UKT u jep rrogë “qyl” Mira Kazhanit dhe Bieta Sulos me paratë e kryeqytetasve (FOTO)

Kur pritej që me rritjen e çmimit të ujit pijshëm për kryeqytetasit Ujesjëllësi i Tiranës të përmirësonte edhe cilësinë e shërbimit duket se paratë po përdoren për qëllime krejt të tjera, siç është punësimi i militantëve dhe njerëzve që u bëjnë lavde publikisht në portale. Genc Sejko ka publikuar në rrjetin social Facebook borderotë e UKT-së, në të cilat duket se me paratë e qytetareve të Tiranës paguhen gazetaret Mira Kazhani”>Kazhani dhe Bieta Sulo. Kazhani”>Kazhani paguhet nga UKT si këshilltare ekonomike e drejtorit të UKT-së Tiranë dhe për këtë shërbim merr një pagë 83 mijë lekë, kurse Bieta Sulo paguhet...

Continue reading...

Do të ulen pagat e pensionet? Rama u përgjigjet prerë shqiptarëve (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave dhe kritikave pas deklaratës së mund të ulen rrogat dhe pensionet për të kaluar krizën ekonomike për shkak të COVID-19. Kjo deklaratë u bë fillimisht nga ish-ministri Beqja i cili e dha si mendim të tij në Kuvend dhe më pas u aludua se do të kthehet në vendim të qeverisë. Gjatë një deklarate në Facebook, kryeministri Rama në bashkëbisedim me qytetarët ka deklaruar se kjo nuk është aspak e vërtetë. “Nuk do të ketë asnjë ulje pagash, pensionesh, nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë. Fakti se u dha një mendim,...

Continue reading...

“Do të bëjmë plazh”, Pipero jep lajmin e mirë për shqiptarët

Doktori Pëllumb Pipero ka folur në A2 dhe ka dhënë disa lajme të mira për shqiptarët. “Po shtohet çdo ditë numri i pacientëve që shërohen dhe numri i rasteve të rënda është më i reduktuar. Natyrisht, media preferon më shumë lajmin, preferon të tregojë rastet e reja pozitive, por këto raste janë asimptomatike dhe nuk janë tregues i epidemisë. Ato janë thjesht tregues epidemiologjik që do t’i shërbejnë më vonë studimeve epidemiologjike për të na treguar se sa na preku koronavirusi. Epidemia po kalon dhe po bie në mënyrë të qëndrueshme. Faza e dytë zgjat pak më shumë, por duhet...

Continue reading...

Pamje nga fluturimi me “Air Albania”: Shqiptarët ngjeshur me njëri-tjetrin, s’respektohen rregullat

Vijojnë ende udhëtimet e riatdhesimit të shqiptarëve që kanë mbetur jashtë kufijve, pas pandemisë së koronavirusit. Ata udhëtojnë më kompaninë e fluturimit të Rilindjes, “Air Albania”. Mirëpo mesa duket gjatë udhëtimit nuk respektohet asnjë masë e parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa pamje në rrjetin e tij social Facebook, ku shqiptarët shihen në avion ngjeshur me njëri-tetrin, duke mos u respektuar distancat e sigurisë. Ai shprehet gjithashtu se as kur shqiptarët kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, nuk u është bërë asnjë kontroll mjekësor. Gazetari shton se nëse një prej udhëtarëve është i infektuar, mjafton...

Continue reading...

A provokon korona sindromën e Kavasakit te fëmijët?

Mjekët në Itali, Angli, Spanjë dhe vende të tjera janë të alarmuar. Bëhet fjalë për një komplikim të rrallë, që mund të shkaktohet nga virusi i koronës. Relativisht pak fëmijë preken, por ka raportime se ky numër po shtohet. Prej tri javësh ka një numër në rritje fëmijësh në njësitë e kujdesit intensiv me hiper-inflamacion të disa organeve, sipas një paralajmërimi dramatik nga Shoqata e Kujdesit Pediatrik në Mbretërinë e Bashkuar. Simptomat janë të ngjashme me atë të sindromës së rrallë të Kavasakit ose sindroma e shokut toksik. Me fjalë të tjera, sistemi imunitar çmendet, organet sulmohen, gjaku helmohet dhe...

Continue reading...

Rama ua “pret krahët” shqiptarëve: Dasma jo më shumë se 10 veta

Stina e verës është stina e dasmave në Shqipëri, dhe pandemia e COVID-19 tashmë ka anuluar të gjitha këto organizime të rëndësishme për familjet shqiptare. Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale është pyetur nga një këngëtar në lidhje me realizimin e dasmave. Këngëtari: Ne muzikantët që mbahemi nga të ardhurat nga dasmat dhe klubet e natës si do t’ja dalim? “Çfarë të të them tjetër përveçse bëj durim dhe të shpresojmë që më herët se vonë do të lirohet dhe përsa i përket cështjes së dasmave edhe pse kam parë që kanë lëshuar dasmat vendet...

Continue reading...

Doni të bëni pushime këtë vit? Masat e rrepta që ju presin

Ministria e Turizmit dhe ajo e Shëndetësisë kanë përgatitur sëbashku një draft protokoll për zbatimin e masave të sigurisë anti covid-19 për sezonin turistik. Në draft theksohet se protokolli do të jetë i vlefshëm pasi të miratohet, vetëm nëse qeveria do të urodhërojë lehtësimin e masave për të shkuar në plazh. Sipas draft protokollit për sezonin turistik çdo njësi akomoduese do të duhet të ketë një koordinator anti covid-19, i cili do të trajnohet nga nga autoritetet kompetente për të gjithë procedurën dhe masat parandaluese qe duhet të ndërmarrë me qëllim trajnimin nga ana e tij të stafeve respektive. Koordinatori...

Continue reading...

Përmirësimi i situatës, epidemiologu Artan Simaku tregon muajin dhe ditën kur do zhduket COVID-19 në Shqipëri

Në Shqipëri raportohet një situatë e qëndrueshme gjatë kësaj jave nga koronavirusi, referuar numrit të të infektuarve. Ministrja e Shëndetësisë njoftoi për një lehtësim të mëtejshëm të masave, duke nisur nga e hëna e 4 majit dhe sipas raportimeve zyrtare, pritet një vlerësim i mëtejshëm i tyre në nisje të majit. Epidemiologu Artan Simaku, u shpreh se ai parashikon që në fund të muajit qershor Covid-19 të mos qarkullojë më në vendin tonë. “Fundi i pandemisë do të thotë kur të mos qarkullojë më Covid-19. Në Shqipëri parashikohet që trendi do të vazhdojë në ulje deri nga fundi i majit...

Continue reading...

Taulant Muka thyen çdo parashikim për COVID-19: Zgjidhja nuk është vaksina, por kjo gjë

Epidemiologu Taulant Muka ka deklaruar sonte në emisionin “360 gradë” se zgjidhja nuk është vaksina, por masat parandaluese për Shqipërinë. “Virusi ka dy mutacione dhe nuk e dimë kë kemi në Shqipëri. Duhet bërë ekzaminimin gjenetik të virusit. Nuk e di pse nuk e ka bërë qeveria. Në vaksinë merr diku 10-15 vite për tu hedhur në treg, pasi nuk i dimë efektet afatgjata. Unë e vë në diskutim një vaksinë që do të dalë për 6 muaj, pasi nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me këtë vaksinë. Prandaj strategjitë më të mira janë ato...

Continue reading...

Skënder Brataj tregon se çfarë do të ndodhë pas dy javësh: Covid-19 nuk është si gripi, mund të kemi 35 mijë të infektuar në Shqipëri

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se koronavirusi nuk ka ikur. Madje, pas dy javësh nga lehtësimi i masave pritet një rritje e numrit të të infektuarve. “Tani kemi një tablo të plotë dhe e dimë nëse kemi 1 mijë të infektuar, do të kemi 20-25% të shtruar në spital, deri në 20 për terapi intensive. Gjithsesi, këto shifra janë të përballueshme me burimet aktuale që kemi në dispozicion. Ne e dimë shumë mirë që do të ketë rritje sepse lirimi i masave do të thotë kontakte më shumë, jo të gjithë njerëzit do t’i respektojnë për një arsye...

Continue reading...