Përmirësimi i situatës, epidemiologu Artan Simaku tregon muajin dhe ditën kur do zhduket COVID-19 në Shqipëri

Në Shqipëri raportohet një situatë e qëndrueshme gjatë kësaj jave nga koronavirusi, referuar numrit të të infektuarve. Ministrja e Shëndetësisë njoftoi për një lehtësim të mëtejshëm të masave, duke nisur nga e hëna e 4 majit dhe sipas raportimeve zyrtare, pritet një vlerësim i mëtejshëm i tyre në nisje të majit.

Epidemiologu Artan Simaku, u shpreh se ai parashikon që në fund të muajit qershor Covid-19 të mos qarkullojë më në vendin tonë.

“Fundi i pandemisë do të thotë kur të mos qarkullojë më Covid-19. Në Shqipëri parashikohet që trendi do të vazhdojë në ulje deri nga fundi i majit ose fillimi i qershorit. Presim që deri nga fundi i qershorit të mos kemi më qarkullim të koronavirusit në vendin tonë. Këto janë parashikime, por situata do të shikohet javë pas jave”, u shpreh epidemiologu në A2.

Artan Simaku theksoi se më tej se koronavirusi ka shanse që të rikthehet edhe gjatë vjeshtës ose dimrit, por sipas tij, mund të jetë shumë i dobët.

“Çdo vit në Shqipëri qarkullon dhe gripi. Nga vjeshta në muajit e dimrit mund të qarkullojë paralelisht me gripin edhe koronavirusi, si një virus i zakonshëm stinor ose në nivele të ulëta”.- tha mjeku.