Do të ulen pagat e pensionet? Rama u përgjigjet prerë shqiptarëve (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave dhe kritikave pas deklaratës së mund të ulen rrogat dhe pensionet për të kaluar krizën ekonomike për shkak të COVID-19.

Kjo deklaratë u bë fillimisht nga ish-ministri Beqja i cili e dha si mendim të tij në Kuvend dhe më pas u aludua se do të kthehet në vendim të qeverisë.

Gjatë një deklarate në Facebook, kryeministri Rama në bashkëbisedim me qytetarët ka deklaruar se kjo nuk është aspak e vërtetë.

“Nuk do të ketë asnjë ulje pagash, pensionesh, nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë. Fakti se u dha një mendim, nuk do të thotë se do kthehet në vendim.

Qeveria nuk e ka diskutuar dhe nuk do t’a diskutojë pasi nuk do të ketë shkurtime. Nëse do të ketë prekje në paga apo pensione, do të jenë për t’u rritur…“- tha ndër të tjera kryeministri Rama.

Video:

Reply