ejona

Vjen reagimi i fortë i Sazan Gurit: Mashtrimi ligjor me situatën ‘fatkeqësi natyrore’. Si mundet Qeveria të pranojë që vendi ynë të bëhet pjesë e eksperimentit për vaksinat?

Ambientalisti Sazan Guri reagoi përmes rrjeteve sociale, menjëherë pasi policia sqaroi se bashkë dy të tjerë janë proceduar dhe gjobitur me 500 mijë lekë si organizatorët e protestës së djeshme te sheshi ‘Skënderbej’ në Tiranë. Sipas Gurit, ngjarja e djeshme nuk ishte protestë dhe se sipas tij policia po vepron në mënyrë të kundërligjshme. Guri thekson po ashtu se qeveria po mashtron me situatën ‘fatkeqësi natyrore’. “Një popull që e pëlqen mashtrimin, pa frikë mund të quhet bashkëpuntor me të. Më keq akoma, kur një popull nuk e vret mendjen sesi mashtrohet nuk quhet i urtë, por prore kalama. Më...

Continue reading...

Kërkuan paga më të mira, pronarët grekë kërcënojnë emigrantët shqiptarë: Do t’u nxjerrim nga shtëpitë (VIDEO)

Rreth 60 emigrantë shqiptarë që punojnë në bujqësi në Agia Marina të Verias në Greqi, kanë kërkuar të kenë paga më të mira. Ata janë mbledhur në sheshin e fshatit dhe kanë vendosur të mos punojnë deri në momentin që kërkesat e tyre të pranohen nga pronarët. Emigrantët janë shprehur për Tv Tribuna se arsyeja e protestës së tyre është se po marrin paga jo dinjitoze. Ata thonë se pronarët grekë po i paguajnë më pak seç u ka kërkuar shteti helen, ndërsa shtojnë se kanë marrë edhe kërcënime për largim nga puna ose nxjerrje nga shtëpitë ku banojnë me...

Continue reading...

Elvis Naçi “armik” i popullit

Nga: Arben Llalla Një fjalë e urtë popullore thotë: Kur pi ujë as gjarpri nuk të ngacmon. E solla këtë analogji për një arsye të thjeshtë. Pse në këtë muaj të madh e të Shenjtë të Ramazanit, një muaj mëshire, një muaj falje, një muaj në një kohe koronavirusi, ku njerëzit janë shtuar në agjerim, kudo dëgjojmë se njerëz të rinj agjerojnë (unë për vete nuk jam agjerues) ka një sulm të kordinuar ndaj humanistit Elvis Naçit? Çfarë bëri Elvisi këtë javë ose këto javët e fundit që i nervozoi aq shumë këta gazetarët? Mori dy të moshuar të harruar,...

Continue reading...

“Ja dhe Ilir Metës kohën time”, mjeku ia plas në sy Sonila Meços: S’të vij më në studio, harroje! Përgjigjja epike e moderatores

Mjeku imazherist Renato Osmënaj ishte i ftuar në emisionin “Tempora” me moderatoren Sonila Meço, ku edhe diskutuan lidhur me rastet e para të koronavirusit në Shqipëri, që sipas doktorit datojnë që në janar. Mirëpo, duke marrë parasysh edhe minutazhin e shkurtër që i kishin lënë në dispozicion, mjeku Osmënaj ose ndryshe i vetëquajturi “Xhaxhi Doktori” është nxehur dhe ka paralajmëruar Meçon se nuk do t’i shkonte më në emision. Pjesë nga biseda: Xhaxhi doktori: Ja dhe Ilir Metës kohën time. S’të vij më. Harroje! Unë nuk të vij më në studio se ti ja dhe kohën time Ilir Metës. Sonila...

Continue reading...

A do të rikthehet virusi në vjeshtë? Kryeministri Rama zbulon masat që po merren dhe ka vetëm një përgjigje

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se janë të përgatitur nëse pandemia Covid-19 rikthehet sërish në vjeshtë. Në një lidhje për ABC News, ai ka thënë se nuk bëjnë parashikime për virusin, pasi edhe OBSH i ndërron shpesh deklaratat. “Ne nuk na kapi as pranvera të përgatitur. Nuk ka se si të na kapi vjeshta. Faktet e kësaj kohe tregojnë se ne ishim shumë të përgatitur. Shqipëria është një nga vendet që e ka përballuar më me shumë sukses se vendet e tjera. Kemi numrin më të vogël të vdekjeve në rajon, numrin më të vogël të shtretërve të zënë dhe...

Continue reading...

“Më 18 maj do të lehtësojmë masat”, kryeministri Edi Rama del me njoftimin e rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim online me përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Takimi ka ardhur pasi komunitetet e kanë cilësuar diskriminues termin “grumbullime fetare”, ku qeveria ndaloi vajtjen e qytetarëve në Xhami apo Kisha. Kryeministri ka njoftuar sot të gjithë komunitetin e besimtarëve në Shqipëri se më 18 maj do të nisin masat lehtësuese për klerin. “Ajo që keni bërë është fantastike ndihma që keni dhënë është e pacmuar. Keni përcjellë një mesazh shumë të qartë për popullin shqiptar. Sa i përket shqetësimit tuaj, unë bashkohem me ju që në kuadër të masave për lehtësimin e ndërveprimeve dhe jetës...

Continue reading...

Nazarko paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare, zbulon prapaskenat e forta

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se kanë hyrë në një luftë të ftohtë me njëra-tjetrën. Analisti politik Mentor Nazarko deklaroi se duket se LSI po përpiqet që në këtë periudhë të shkojë me më të fortin. Sipas tij duhet një lëvizje e re. “Loja që po bën presidenti duket sikur po bën politikën e LSI. LSI duket se do të shkojë më të fuqishmit. Unë dyshoj se LSI mund të shkojë me PS, pasi Partia Socialiste është më e fuqishme aktualisht. Zonja Kryemadhi duket më e relaksuar. Unë mendoj se presidenti Meta komunikon me LSI. Ajo që...

Continue reading...

“Nuk mund të kthehemi si më parë”, OBSH-ja bën thirrjen e fortë për t’u përgatitur për një tjetër pandemi

“Pandemia e Covid-19 në fund do të kalojë, por nuk mund të kthehemi siç ishim më parë. Nuk mund të nxitojmë për të financuar panikun, duhet të përgatitemi përgjatë rrugës”. Kështu deklaroi shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Gjatë daljes së përditshme për koronavirusin para medies, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ndërsa punojmë për t’ia dalë kundër kësaj pandemie, duhet të punojmë akoma më shumë për t’u përgatitur për tjetrën”. “Tani kemi mundësinë për të hedhur bazat për sisteme elastike shëndetësore në botë”, -tha Ghebreyesus.

Continue reading...

E rrallë ajo që ndodhi sot në Shkodër! Ministrja Manastirliu jep lajmin

Ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu shprehet se bluzat e bardha përveç koronavirusit këto ditë kanë shënuar suksese të tjera edhe në ndërhyrje të rralla kirurgjkale. Ajo shkruan se një ndërhyrje e vështirë kirurgjkale, cistektomi radikale, tek një pacient dializant u realizua me sukses sot në spitalin rajonal të Shkodrës. “Një ndërhyrje e vështirë kirurgjkale, cistektomi radikale, tek një pacient dializant u realizua sot në spitalin rajonal të #Shkodrës, falë punës së ekipit të kirurgjisë që vijon të jetë në gatishmëri për për të përballuar çdo problem shëndetësor të qytetarëve, edhe në këtë situatë pandemie. Punë e palodhur e dr. Gëzim...

Continue reading...

Ka shpresë te Infektivi! Tritan Kalo publikon pamjet, tregon surprizën e bukur (FOTO)

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka mbetur i surprizuar nga pacientët e tij të cilët kanë shpërndarë ëmbëlsira për mjekët e Infektivit. Ai shkruan se për asnjë çast nuk do të harrojnë se janë aty për të ndihmuar në luftën me këtë ‘flamë botërore’. Postimi i plotë: “Me SYTË drejt të ARDHMES e në vijim të “rihapjes socio-ekonomike” të vendit…JETA e sotme NUKU ka vetëm momente “të Distancimit Social” por ajo ka edhe momente “të Rishoqërizmit”….NDONËSE gjindemi për çdo ditë në vijën e “zjarrit” të sfidës me Covid-19, i krijomë vetes mundësinë për pak minuta shplodhjeje e bisedë mes kolegësh...

Continue reading...