“Nuk mund të kthehemi si më parë”, OBSH-ja bën thirrjen e fortë për t’u përgatitur për një tjetër pandemi

“Pandemia e Covid-19 në fund do të kalojë, por nuk mund të kthehemi siç ishim më parë. Nuk mund të nxitojmë për të financuar panikun, duhet të përgatitemi përgjatë rrugës”.

Kështu deklaroi shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Gjatë daljes së përditshme për koronavirusin para medies, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ndërsa punojmë për t’ia dalë kundër kësaj pandemie, duhet të punojmë akoma më shumë për t’u përgatitur për tjetrën”.

“Tani kemi mundësinë për të hedhur bazat për sisteme elastike shëndetësore në botë”, -tha Ghebreyesus.