E rrallë ajo që ndodhi sot në Shkodër! Ministrja Manastirliu jep lajmin

Ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu shprehet se bluzat e bardha përveç koronavirusit këto ditë kanë shënuar suksese të tjera edhe në ndërhyrje të rralla kirurgjkale.

Ajo shkruan se një ndërhyrje e vështirë kirurgjkale, cistektomi radikale, tek një pacient dializant u realizua me sukses sot në spitalin rajonal të Shkodrës.

“Një ndërhyrje e vështirë kirurgjkale, cistektomi radikale, tek një pacient dializant u realizua sot në spitalin rajonal të #Shkodrës, falë punës së ekipit të kirurgjisë që vijon të jetë në gatishmëri për për të përballuar çdo problem shëndetësor të qytetarëve, edhe në këtë situatë pandemie.

Punë e palodhur e dr. Gëzim Galiqi, dr. Oltion Alibali, dr. Bashkim Kraja, infermiere Bisere Tuzi dhe të gjithë ekipit të spitalit të Shkodrës që nuk e kanë ndalur në asnjë moment punën për të shpëtuar jet”, shkruan Manastirliu.