Nazarko paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare, zbulon prapaskenat e forta

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se kanë hyrë në një luftë të ftohtë me njëra-tjetrën. Analisti politik Mentor Nazarko deklaroi se duket se LSI po përpiqet që në këtë periudhë të shkojë me më të fortin. Sipas tij duhet një lëvizje e re.

“Loja që po bën presidenti duket sikur po bën politikën e LSI. LSI duket se do të shkojë më të fuqishmit. Unë dyshoj se LSI mund të shkojë me PS, pasi Partia Socialiste është më e fuqishme aktualisht. Zonja Kryemadhi duket më e relaksuar. Unë mendoj se presidenti Meta komunikon me LSI. Ajo që ndodh në fund të fundit është e lidhur me pushtetin.

Presidenti Meta duke qenë në atë post, po kërkon pushtet edhe në maxhorancë. Meta e përdor edhe për imazhin e tij, për pushtet më shumë të presidencës. Madje, PD po frikësohet nga “flirti” mes LSI-së dhe presidencës. Unë mendoj se vendi ka nevojë për një parti të re.

Dolën figura të reja në pah si pedagogë, studentë. Nuk e kam fjalën për një pol të tretë, por për forcë të re. Ky sistem me ata që quhen oligarkë ka marrë goditje me pandeminë”, tha Nazarko.