“Pavarësisht drejt cilit skenar do të zhvillohet pandemia, ne duhet të llogarisim me faktin se ende duhet të jetojmë me koronavirus për 18 deri në 24 muajt e ardhshëm”. Studiuesit në gjithë botën po studiojnë në vazhdimësi dinamikën e përhapjes së koronavirusit për të parashikuar kështu një fund të mundshëm të pandemisë. Një gjë është e sigurt: Gjendja rreth zhvillimit të mëtejmë të koronavirusit mbetet e paqartë. “Nuk ka ndonjë sferë kristali që do të na tregonte se çfarë na sjell e ardhmja”, thuhet në një publikim nga Qendra për Kërkim dhe Politikë të Sëmundjeve Infektive (CIDRAP) në Universitetin e...
Continue reading...ejona
Merkel tregon se cila është mënyra e vetme për të mposhtur koronavirusin
Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se pandemia e coronavirusit mund të mposhtet vetëm përmes bashkëpunimit global dhe theksoi pjesëmarrjen e vendit të saj në organe ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Ne kemi shansin të mposhtim pandemitë aktuale dhe të ardhshme vetëm nëse mund të gjejmë përgjigje globale ndaj kërcënimeve globale”, tha ajo në mesazhin e saj javor. Kancelarja gjithashtu theksoi se pikërisht për këtë arsye Gjermania merr pjesë në programet e organizatave globale si OBSH, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore, raporton ATSh. Mesazhi vjen pasi SHBA njoftoi zyrtarisht sekretarin e përgjithshëm të OKB se do të...
Continue reading...Pas situatës së rënduar me pandemi, Albin Kurti braktisë Kosovën? (FOTO)
Pavarësisht se Kosova është në një gjendje mjaft të rënduar me pandemi, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është nisur të shkojë diku. Nisja e tij është kapur nga një foto e publikuar nga një qytetarë në rrjetin social Facebook, ku shihet që i pari i VV-së ka mbledhur valixhet dhe ia ka mësyrë aeroportit, por që nuk ka pasur ndonjë njoftim nga vet ai se ku po shkon? Ndërkaq në anën tjetër kujtojmë që situate në Kosovë, është rënduar, ku vetëm një ditë më parë në Kosovë kanë rezultuar pozitivë 205 persona, ndërkaq numri total i rasteve pozitive është 4.512...
Continue reading...Cfare po ndodh? Greqia u mbyll kufirin shqiptarëve? Asnjë mjet me targa shqiptare nuk lejohet të kalojë
Në Pikën Kufitare të Kapshticës pala greke nuk lejon asnjë automjet me targa shqiptare që të kalojë kufirin. Një urdhër i tillë i prerë është dhënë nga policia greke duke krijuar fluks dhe radhë në kufi. Mësohet se policia greke ka kthyer mbrapsht dhjetra automjete me të cilat shqiptarët ishin nisur drejt vendit fqinj. Një vendim i tillë do të qëndrojë në fuqi të paktën deri të hënën e ardhshme. Ndërkohë automjetet e kthyera janë kryesisht në pronësi të shtetasve që kanë dokumentacion grek dhe që janë rezident në Greqi.
Continue reading...Pipero apel të fortë: Ju lutem bëjeni këtë o shqiptarë se për 2 ose 3 javë do ndodh kjo nga koronavirusi
Në një ditë me bilanc tra gjik të vikt imave nga koronavirusi në vend, me 4 jetë të humbura dhe me 93 raste të reja të koronavirusit, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka bërë apel të fortë për të gjithë qytetarët, për mbajtje me doemos të maskës dhe të ruajtjes së distancës. “Mbyllja nuk është zgjidhje, është zgjedhje, më dëgjoni, ju lutem, zgjidhja në këtë moment është mbajtja e maskës kudo, edhe në rrugë, mbajta e distancës, dhe higjiena e duarve dhe ajo personale”– tha Pipero. “Nëse sot vendosim maskën, të garantoj që për dy tre javë numri ulet me dy...
Continue reading...Ndërron jetë pacienti më i ri në Maqedoninë e Veriut, një vajzë 24 vjeçare nga Tetova
Sot është regjistruar viktima më e re në moshë nga virusi korona në vendin tonë. Bëhet fjalë për 24 vjeçaren nga Tetova ,e cila ndodhej për kurim në Klinikën Infektive në Shkup. Viktima në fjalë është një nga 8 personat e infektuar me COVID-19 që kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa viktima më e moshuar është 83 vjeç. Gjatë 24 orëve të fundit numër më të lartë të viktimave ka Tetova, 4. Numri i të infektuarve nga 1545 teste për COVID-19 është 199. Prej tyre 90 persona ozitiv janë nga Shkupi, 24 nga Sveti Nikolla, 17 nga...
Continue reading...Lul Raka kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme: Ia numëron Hotit pasojat që i sjellë Kosovës
Mikrobiologu, Lul Raka është shprehur kundër mundësisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas rritjes së numrit me raste të reja të Covid-19. Raka ka thënë se kjo nuk është rruga e duhur për të qetësuar situatën në vend, duke theksuar se respektimi i masava nga qeveria do të ishte e mjaftueshme. “Gjendja e jashtëzakonshme lë në hije të gjithë sektorët tjerë të shëndetësisë, që po ashtu, janë vital për mirëqenien dhe shëndetin e qytetarit”, ka shkruar Raka në Facebook. Ndërsa, sot kryeministri i Kosovës ka paralajmëruar shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme edhe zyrtarisht pas takimit me kryetarët e Komunave...
Continue reading...Erdogan ktheu “Shën Sofinë” në xhami, vjen reagimi i ashpër i Greqisë
Kthimi nga muzeu në xhami e ndërtesës së “Shën Sofisë” ose siç njihet në Turqi si “Aya Sofya” ka shkaktuar mjaft reagime në vendet e Bashkimit Europian. Ndërtesa ishte fillimisht Katedrale Ortodokse e ndërtuar nga Perandori Bizantin Justiniani, por u kthye në xhami nga Sulltan Mehmet Fatihu si simbol i rrëzimit të kësaj perandorie nga myslimanët përmes një marrëveshjeje me klerikët lokalë. Ndërtesa shërbeu për 5 shekuj si xhami deri në vitin 1935 kur Ataturku e ktheu në muze. Që atëhere deri dje ajo ka qenë muze, ndërsa sëfundmi në lidhje me vendimin e djeshëm ka reaguar edhe kryeministri grek...
Continue reading...Flet deputeti që iu vërsul Vjosa Osmanit, tregon arsyen e veprimit të tij (VIDEO)
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, ka folur për Express lidhur me incidentin që ndodhi në Kuvend në mes tij dhe kryetares së Kuvendit Vjosa Osmanit. Ukaj tha se krejt kjo filloi për shkak se Osmani ia bëri Ukajt me gisht, derisa ky i fundit tha se nuk e meritoj atë sjellje. Tutje, ai tha se Osmani ia dha fjalën deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje që ta fyej zëvendës kryeministrin. E sipas Ukajt, në momentin kur Osmani bëri me gisht, ky i fundit reagoi. “Nuk ka qenë incident, diçka unë reagove pse po...
Continue reading...Trump jep lajmin e mirë për emigrantët ilegal: Do t’u ofrojmë një rrugë drejt shtetësisë
Presidenti Donald Trump thotë se do të nënshkruajë së shpejti një urdhër ekzkutiv për imigracionin që përfshin një mundësi për shtetësi për të rinjtë e ardhur ilegalisht në SHBA në moshë të mitur. Në një intervistë me kanalin në gjuhën spanjolle, Telemundo, presidenti tha se programi DACA që i ka mbrojtur këta të rinj nga deportimi i menjëhershëm nuk do të zhbëhet. “Do t’u ofrojmë këtyre të rinjve një rrugë drejt shtetësisë,” tha ai. Por nuk do të ketë amnisti, tha përmes një deklarate zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere, pas intervistës së presidentit. Deklarata e Shtëpisë së Bardhë...
Continue reading...




