ejona

Ziadin Sela: Ja çka i thashë Ali Ahmetit në telefon

“Lideri i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela i ka thënë qartë liderit të BDI-së Ali Ahmeti se partia e tij e ka vjedhur legjiimitetin e popullit në zgjedhje duke manipuluar me blerjen e votave dhe duke shantazhuar shqiptarët. Kjo ka qenë përgjigja e kryetarit Sela në telefonatën që i ka bërë Ali Ahmeti”, thotë eksluzivisht për INA, Flakron Bexheti, anëtar i kryesisë Qendrore dhe zëdhënës i partisë. Në pyetjen tonë se a mund të merret kjo si refuzim i prere për bashkëpunim me Ahmetin, Flakron Bexheti thotë se, fare nuk janë të interesuar për kërkesën e BDI-së që të bashkohen...

Continue reading...

Eduart Grishaj tregon vendin ku do bëhet dasma dhe zbulon një detaj për emrin e djalit

Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani do të sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku së shpejti. Ndërkohë që Arbana tregon shumë pak për periudhën e pritjes së ëmbël, Eduarti ka dhënë si rrallëherë një intervistë në “Pushime On Top”, ku mes të tjerave ka folur edhe për jetën private dhe për ndjesitë si baba i ri. Eduarti ka rrëfyer se ai dhe Arbana e kanë zgjedhur destinacionin e dasmës, edhe pse ende nuk kanë vendosur një datë. “Dasmën nuk e di kur do ta bëjmë, por do ta bëjmë në Bogë. Arbana është pro gjërave të bukura...

Continue reading...

Tha se Princi i Jugosllavisë është me prejardhje shqiptare, malazezi fyhet e kërcënohet nga deputeti serb

Debat i madh mes serbëve të cilët kanë akuzuar dhe fyer rëndë në “Twitter” pas postimi të një fotografie, ku Princi Pavle i Jugosllavisë shihet me veshje kombëtare shqiptare, ndërsa u tha se edhe familja e tij ka prejardhje shqiptare nga fisi Kelmend që vjen nga Shqipëria e veriut. Ishte njohësi i çështjeve politike nga Mali i Zi, Ljubomir Filipovic ai që i ‘ngriti në këmbë’ serbët me fyerje e kërcënime, pasi publikoi një foto të Princit Pavle Karadjordjevic me veshje tradicionale shqiptare, çka ngjalli shumë komente e debate nga serbet, të cilët edhe e kërcënuan malazezin, njëri ndër ta...

Continue reading...

Stojance Angelov, gjenerali që luftoi kundër shqiptarëve në vitin 2001 i del në krah Dua Lipës

Stojance Angelov po mbron Dua Lipën, shkruan mediumi serb Alo.rs. Në artikull shkruhet se një person që luftoi në konfliktin ndër-etnik në vitin 2001 në Maqedoninë Veriore po mbron Dua Lipën rreth postimit për Shqipërinë Etnike. Ai theksoi se Lipa është një nga këngëtaret më të mira në botë. “Fakti që këngëtarja angleze Dua Lipa publikoi hartën e Shqipërisë së Madhe nuk e ndryshon faktin që ajo aktualisht është një nga këngëtaret më të mira në botë”, tha ai.

Continue reading...

Mërgimtarët nga Gjermania mund të vijnë për pushime (VIDEO)

Gjermania vazhdon ti konsideroj si vendet e Ballkanit të rrezikuara, për shkak të vazhdimsisë me rastet e koronavirusit dhe se ajo vetëm rekomandon qytetarët e saj që të mos udhëtojnë atje. Pra nuk ndalon, vetëm i paralajmëron shtetasit e saj që mos të udhëtojnë edhe në shtetet si: Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë – Hercegovina, etj. Ky paralajmërim vlen deri në fund të gushtit. Por këto janë vetëm rekomandime, ashtu siç i jep edhe Bashkimi Evropian. Se a do të lejohet kjo të ndodhë në gusht, varet se si do të jetë gjendja me koronavirusin...

Continue reading...

Haradinaj kërcënon Hotin: Po vazhdove kështu, do të rrëzoj qeverinë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar prishjen e koalicionit qeverisës sepse është i pakënaqur nga kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti. “Nëse vazhdon kështu kryeministri Hoti, unë nuk e mbështes në qeveri”, – është shprehur Haradinaj. Ai gjithashtu ka kritikuar mospërfilljen dhe shmangien që Hoti i kishte bërë ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi në takimin e Brukselit me presidentin serb Aleksander Vuçiç. “Ja kam thënë zyrtarisht i kam dërguar edhe shkresë ku i kemi vërejtjet, nuk ka pasur arsye me marrë shefen e kabinetit të tij përball takimit me Aleksandër Vuçiçit që tash e ka përvojën e parë e...

Continue reading...

Ali Ahmeti: Më ka ftuar Gjykata Speciale në Hagë dhe do të shkoj

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është ftuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë. Këtë informacion e ka konfirmuar vetë Ahmeti për TV21. “Po, është e vërtetë. Më ka ftuar Specialja dhe do të shkoj”, – tha Ahmeti. Ahmeti është ftuar nga Specialja në rolin e dëshmitarit. Paraprakisht Gjykata Speciale intervistoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në lidhje me luftén e Kosovës me Serbinë. Nuk dihet nëse edhe ftesa e Ahmetit ka të bëj me intervistimin ose jo të Thaçit.

Continue reading...

Joe Biden, kundër Trump me vota muslimane: Ja ç’ka thënë Profeti Muhamed mbi të keqen

Kandidati demokrat për presidencialet e 3 nëntorit, Joe Biden të hënën vendosi një precedent historik si kandidati i parë presidencial në historinë e SHBA për të adresuar një mbledhje të muslimanëve amerikanë përpara zgjedhjeve presidenciale. Deri më tani, asnjë kandidat presidencial – qoftë nga Partia Republikane apo Demokratike – nuk i është drejtuar ndonjëherë komunitetit në këtë pjesë të fushatës. Biden ishte mysafir i Employment Action, i cili punon në fushën e të drejtave politike myslimane në Shtetet e Bashkuara, në një program virtual në internet me titull “Miliona zëra muslimanë”, në të cilin morën pjesë më shumë se 3,000...

Continue reading...

E majta kërkon tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe dalje nga NATO

Partia politike e cila ka marrë dy deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, E majta në programin e saj sa i përket fushës së politikës së jashtme, përpos synimeve për anulim të Marrëveshjes së Prespës dhe rishqyrtim të Marrëveshjes me Bullgarinë ofron zgjidhje specifike me të cilat do të shkaktonte kthesë r adikale në politikën e jashtme të vendit. Një nga qëllimet kryesore drejt së cilës është orientuar kjo parti në fushën e raporteve bilaterale, është tërheqja e njohjes së Kosovës, Izraelit dhe Koresë së Jugut. Ndërkohë, kjo parti vlerëson se vendi duhet të njohë menjëherë pavarësinë e Palestinës, Katalonisë...

Continue reading...

Vuçiq: Jam i tronditur, Kosova dhe Kroacia po armatosen me shpejtësi të jashtëzakonshme

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha mbrëmë se të gjithë në rajon po armatosën me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe vlerësoi se “diçka e çuditshme po ndodh”. “Sot mora një raport për të gjithë rajonin dhe u trondita sepse nuk e rishikova atë raport për dy muaj e gjysmë. Kemi një hendek të madh në automjetet e blinduara drejt Kroacisë. Kemi probleme të mëdha me stërvitjen dhe armatimin shtesë të Ushtrisë së Kosovës”, tha Vuçiq për Radio Televizionin Serbi. Lidhur me pretendimet e mediave se tanket gjermane po vinin në Kosovë, Vuçiq tha se ai kishte kërkuar “të gjitha informacionet” nga agjencitë...

Continue reading...