Ish-presidenti argjentinas Carlos Saul Menem ndërroi jetë të dielën dhe kreu aktual i këtij shteti, Alberto Fernandez, deklaroi tre ditë zie kombëtare. “Megjithëse për ne ishte katolik, ai do të prehet i qetë në një varrezë muslimane, pranë vëllait tim,” tha vajza e Menemit, Sulemita më parë. Djali i tij Carolos Menem Jr. vdiq në një përplasje helikopteri në 1995.
Continue reading...ejona
Pas ardhjes së Biden në krye të SHBA-ve, Vuçiq: Do të ketë presion vetëm mbi Serbinë
Në një intervistë për të përditshmen gjermane ‘Bild’, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, deklaroi se është e nevojshme gjetja e një kompromisi për Kosovën. Ai tha se ‘ne jemi duke punuar shumë për këtë’, dhe se bazuar në atë që ai sheh sot, veçanërisht pasi presidenti i ri i SHBA, Joseph Biden, mori detyrën, do të ketë serish presion vetëm mbi Serbinë. Vuçiq iu përgjigj deklaratës se Serbia mund të bashkohet me BE vetëm “së bashku me shtetin fqinj të Kosovës”, të cilën ai nuk e njeh, dhe pyetjes se kur do të ndryshojë kjo. “Ju thoni se është një...
Continue reading...Kosova 13 vjet shtet, Vjosa Osmani e Avdullah Hoti bëhen bashkë
Kosova këtë të mërkurë feston 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Në këtë ditë institucionet kanë paraparë disa aktivitete. Në mesin e tyre, dy ish-partiakët, Vjosa Osmani dhe Avdullah Hoti do të jenë bashkudhëheqës në dy prej tyre. Presidentja në Detyrë Vjosa Osmani dhe kryeministri Avdullah Hoti në orën 08:00 do të jenë pjesë e ngritjes së flamurit shtetëror nga garda ceremoniale e FSK-së që do të bëhet në oborrin e Qeverisë së Kosovës. Disa orë më vonë, saktësisht në ora 12:00, do të mbahet manifestimi qendror i shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Continue reading...Lajcak porosi Kurtit: Dialogu duhet të vazhdojë pa vonesa të panevojshme
I dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka folur për marrëveshjen Kosovë-Serbi, duke thënë se arritja e saj për BE-në është shumë e mundshme. Në një prononcim për mediat në Serbi ai është shprehur se një normalizim i raporteve mes dy shteteve është në interes të tërë regjionit e po ashtu edhe BE-së. “Është në interesin e tyre, në interesin e regjionit, dhe, në interesin e BE-së po ashtu”, ka thënë Lajçak. Ndër të tjera në fjalën e tij ai është shprehur se SHBA-të dhe Ballkani Perëndimor kanë një histori të gjatë bashkëpunimi, posaçërisht në çështjen e Kosovës...
Continue reading...Lajçak mendon se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është absolutisht i mundur
Bashkimi Evropian është i bindur që një normalizim gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është absolutisht i mundur. Kështu ka thënë Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialog midis Kosovës dhe Serbisë, në një intervistë për mediumin serb Danas. Kjo pasi që sipas tij, kjo është edhe në interesin e tyre (Kosovës dhe Serbisë), në interesin e të gjithë rajonit dhe, natyrisht, në interesin e Bashkimit Evropian, gjithashtu. Në këtë drejtim, Lajçak ka folur edhe për rolin e SHBA-së në këtë proces. “BE dhe SHBA kanë një histori të gjatë dhe produktive të bashkëpunimit të ngushtë në...
Continue reading...“Do t’i shihni turqit e çmendur”, Grekët sfidojnë Erdoganin
Rexhep Tajip Erdogan kërkoi prej Kyriako Mitsotaki të anulonte programin e armatimit të nisur nga Athina, kërkoi çmilitarizimin e ishujve të Egjeut dhe kërcënoi se në të kundërt, Greqia “do t`i njohë mirë turqit e çmendur”. “Mitsotakis më sfidoi. Kur më sfidon, si mund të takohemi ne të dy? Së pari duhet të njohësh kufijtë e tu. Nëse dëshiron vërtet paqe, mos më sfido. Nëse nuk e di pozicionin tënd, atëherë je ti që rrëzon tryezën e negociatave. Dhe nëse kjo situatë vazhdon, ne nuk do të ulemi të negociojmë me ju”, ishte deklarata e presidentit turk. Mediat greke po...
Continue reading...“Albin Kurti synon që një ditë të jetë kryeministër i Shqipërisë”
Analisti Baton Haxhiu thotë se Albin Kurti ka ambicie që një ditë të jetë dhe kryeministër i Shqipërisë dhe ai shprehet i bindur se do t’ia arrijë këtij qëllimi. “Ambicia e tij është historike, ambicia është që një ditë ta shohë veten në karrigen e kryeministrit në Shqipëri. Kur do të jetë ajo dhe a do ta fitojë atë betejë, nga rruga që ka ndjekur në Kosovë, unë besoj se edhe në Shqipëri do ta ketë rrugën e njëjtë, jam i bindur për këtë”, u shpreh z. Haxhiu. Ndërsa Andi Bushati thotë se parashikon që me Kurtin kryeministër në Kosovë...
Continue reading...Mbaron plotësisht numërimi, Vetëvendosja fitore historike
KQZ ka përfunduar numrin e votave nga 2.382 qendra votimi në Kosovë. Në rezultatet përfundimtare rezulton se fitorja e partisë së Albin Kurtit është historike. Vetëvendosja ka marrë 378.550 vota ose 47.85 për qind, ndërsa në zgjedhjet e 6 tetorit kishte 220.811 vota, që do të thotë se ka ngritur numrin e votave për 157.739 vota. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 137.722 vota ose 17.41 për qind. PDK në zgjedhjet 2019>2019 u rendit e treta, me 178 mijë e 645 vota ose 21.23 për qind, që do të thotë se pavarësisht se kaloi LDK-në në...
Continue reading...Dugolli: Çështja e presidentit jo problematike, partitë opozitare të mos e bllokojnë Kosovën
Ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli, thotë se partitë politike që kanë humbur në zgjedhje nuk duhet ta bllokojnë Kosovën, ndërsa nuk e sheh problematike çështjen e zgjedhjes së presidentit, pasi sipas tij Lëvizja Vetëvendosje ka vota të mjaftueshme. Për të mbijetuar, qeveria e re duhet të sigurohet se do të ketë mbështetjen e 2/3 në Kuvend, pasi më së largu në prill të këtij viti, duhet të fillojnë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.Kushtetuta e përcakton se presidenti i Republikës duhet të zgjidhet me të paktën 61 vota (në raundin e tretë), por kërkon...
Continue reading...Turqia apo Greqia, cili shtet është më i fuqishëm në fushën e betejës?
Turqia dhe Greqia janë në një rivalitet të gjatë që prej themelimit të shtetit grek në fillim të shekullit XIX. Mes tyre janë zhvilluar beteja që prej asaj kohe deri në shembjen e Perandorisë Osmane dhe më tej, atë të viteve 1919-1923, të cilën turqit e quajne “Lufta për Shpëtim”. Në atë luftë, Greqia humbi përballë Turqisë, ndërsa vazhdimisht janë fërkuar në Egje duke shkuar në prag të luftës siç ishte pushtimi i Qipros nga Turqia, incidenti për ishujt në vitin 1996 dhe ajo që po ndodh gjatë muajve të fundit, ku rivaliteti është shtuar edhe për shkak të gjetjes...
Continue reading...




