“Do t’i shihni turqit e çmendur”, Grekët sfidojnë Erdoganin

Rexhep Tajip Erdogan kërkoi prej Kyriako Mitsotaki të anulonte programin e armatimit të nisur nga Athina, kërkoi çmilitarizimin e ishujve të Egjeut dhe kërcënoi se në të kundërt, Greqia “do t`i njohë mirë turqit e çmendur”.

“Mitsotakis më sfidoi. Kur më sfidon, si mund të takohemi ne të dy? Së pari duhet të njohësh kufijtë e tu. Nëse dëshiron vërtet paqe, mos më sfido. Nëse nuk e di pozicionin tënd, atëherë je ti që rrëzon tryezën e negociatave. Dhe nëse kjo situatë vazhdon, ne nuk do të ulemi të negociojmë me ju”, ishte deklarata e presidentit turk.

Mediat greke po e interpretojnë atë si shqetësim ndaj faktit që Forcat e Armatosura të vendit fqinj po përpiqen të ringjallin arsenalin e tyre. Duke cituar zyrtarë qeveritarë ato thonë se sa herë “Erdogani është nën presion nga amerikanët, ai e zbraz atë trysni drejt grekëve”. Komenteve për turqit e çmendur, Athina po i përgjigjet me qetësi dje pajisje ushtarake, janë komentet në shtypin vendas.

“Ne duam të flasim me të mirë me Turqinë, por askush nuk e mohon dot fuqinë e vendit tonë, deklaroi kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili pohoi se momenti i përplasjes së anijeve në muajin gusht, i ka çuar vërtet shumë pranë konfliktit “- e përfundoi Kyriako Mitsotakis.