Kosova 13 vjet shtet, Vjosa Osmani e Avdullah Hoti bëhen bashkë

Kosova këtë të mërkurë feston 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Në këtë ditë institucionet kanë paraparë disa aktivitete.

Në mesin e tyre, dy ish-partiakët, Vjosa Osmani dhe Avdullah Hoti do të jenë bashkudhëheqës në dy prej tyre.

Presidentja në Detyrë Vjosa Osmani dhe kryeministri Avdullah Hoti në orën 08:00 do të jenë pjesë e ngritjes së flamurit shtetëror nga garda ceremoniale e FSK-së që do të bëhet në oborrin e Qeverisë së Kosovës. Disa orë më vonë, saktësisht në ora 12:00, do të mbahet manifestimi qendror i shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.