Kontrolle të mëdha policore në komunën e Sarajit

Kontrolle të shtuara të policisë vërehen dy ditët e fundit në tërë teritorin e komunës së Sarajit, të cilat kanë të bëjnë me përcjelljen e situatës për sa i takon rrespektimit të masave anti-Covid.

Në disa vendbanime siç janë hyrje daljet e teritorit të komunës, pastaj në Bukoviq, Sfillare e Gllumovë patrullat policore kryesisht ndalojnë veturat që qarkullojnë në orët e pasdites dhe mbrëmjes, i kontrollojnë rregullshmërinë e dokumentacionit dhe mbajtjen e maskës.