admin

Palmer për kritikat e Grenellit ndaj Kurtit: Ai nuk e përfaqëson qeverinë amerikane, është qytetar privat

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer në një intervistë është pyetur edhe për raportet e Grenellit me Kurtin dhe debatet nga distanca që kanë pasur së fundmi. Palmer ka thënë se Grenell është vetëm një qytetar privat amerikan. “Duhet të flisni me Rick-un për këtë. Ambasadori Grenell është qytetar privat. Nuk mund të flas për pikëpamjet e tij apo kë e përfaqëson”, tha ai. I pyetur nëse pikëpamjet e Grenellit përfaqësojnë pikëpamjet e SHBA-ve për Kurtin, Palmer përsëri ka insistuar se ai është qytetar privat. “Ambasadori Grenell nuk e përfaqëson qeverinë amerikane. Ai është qytetar privat”, tha mes...

Continue reading...

5 vendet e preferuara të 22-vjeçares që ka vizituar çdo shtet në botë

Lexie Alford ishte 21 vjeç kur u bë personi më i ri në moshë që udhëton në çdo shtet në botë. Tani, 22 vjeç, ajo përdor platformat dhe personazhin e saj në internet – Lexie Limitless – për të frymëzuar udhëtarët përmes Instagram-it, YouTube-it dhe faqes në internet. Me origjinë nga Kalifornia, të cilën në një intervistë për Euronews e përshkruan si “vendin më ndryshe në SHBA të cilin nuk e zëvendëson me asnjë” – ajo jeton me kohë të plotë në Los Angeles. “Ishte më shumë një evolucion natyral. Unë fillova të udhëtoja kur isha vërtet e re sepse...

Continue reading...

E kënaqur nga lista, Spiropali: Me Edi Ramën do mbyllim kantieret e mëdha

Pas publikimit të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prilllit, ministrja e Shtetit për Marrëdheëniet me Parlamentin duket e kënaqur nga pozicionimi në vendin e 9-të në listën e qarkut të Tiranës . Në një status në rrjetet sociale Spiropali shkruan është nder dhe përgjegjësi kandidimi me skuadrën kampione të qarkut Tiranë. Me tej Spiropali shkruan se me mandatin e 3 dhe kryeministër Edi Ramën do të përmbyllim kantieret e mëdha të reformimit të Shqipërisë. “Suksese skuadrës fantastike të Partisë Socialiste 25 Prill 2021 Mirënjohje kryesisë së Partisë Socialiste për besimin. Nder dhe përgjegjësi kandidimi me skuadrën kampione të...

Continue reading...

“Nga treni zbrite vetë”, zbardhet biseda mes Ramës dhe Bushatit, pasie la jashtë listave për deputet

Është zbardhur biseda mes Ditmir Bushatit dhe Ramës, pasi ky i fundit e la jashtë listës së deputetëve ish-Ministrin e Jashtëm. Mësohet se Bushati i është drejtuar Ramës se partia e tij ka marrë vendimin për të zbritur nga treni. Ai i është drejtuar: “Partia nuk është një thes ku të futen të gjithë pa garë. Keni marrë vendim të më zbrisni nga treni. Mos kandido persona të lidhur me krimin. Nuk ka pasur konsultim për listat. Nuk mund të jenë në listë Nasip Naço dhe Lefter Koka. Gjërat t’i kam thënë ballazi e kam marrë kosto“, mësohet ti ketë...

Continue reading...

Iu bindën Ramës për çdo ligj në Parlament, kush janë deputetët e opozitës së re që u shpërblyen si kandidatë mavi?

Pasi votuan çdo ligj të Ramës dhe zëri në Parlament nuk iu dëgjua aspak, deputetët e opozitës së re tashmë janë në listat e PS. Bëhet fjalë për 7 deputetë , të cilët nëse fiton sërish Rama do marrin rrogën nga taksat tona. Kështu, në Fier garojnë për socialistët Nimet Musai dhe Robert Bitri që u futën në parlament si pjesë e LSI-së. Në vendin e 10-të të listës së PS-së për qarkun e Elbasanit garon Enver Roshi që erdhi gjithashtu nga LSI. Një nga emrat që iu bashkua listës së PS është edhe Halit Valteri, që në paralment bënte...

Continue reading...

Rama do ta bëjë deputet të PS, Ylli Shehu: Pika ime e fortë emigrantët e Londrës

Mbase shumë pak prej jush e mbajnë mend Ylli Shehun, fenomenin që doli nga listat e LSI, por refuzoi të digjte mandatin në atë kohë. Gjenialiteti i tij u vu re në momentin që hipi të fliste në foltoren e Kuvendin. “Na besutën dhe na votutën”-ishte një nga shprehjet që la gjurmë dhe u komentua gjerësisht që nga koha kur Ylli foli për herë të parë në Parlament. Këtë radhë ai është rekrutuar nga Rama, si pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës, në vend të 24. Shehu ka deklaruar se do të marrë mbi 12...

Continue reading...

Ka shkatërruar 12 televizorë dhe ka përmbytur dy herë tualetin, ky është 3-vjeçari më mistrec në botë

Nuk është sekret që fëmijët shpesh bëjnë shumë rrëmujë dhe pastrimi pas tyre mund të jetë rraskapitës. Një nënë nga Northampton, në Britani ka treguar se ajo nuk ka qenë në gjendje të heqë sytë nga djali i saj i vogël Jaxon-Carter, që kur ai filloi të ecte që 10 muajsh. Tot tani është tre vjeç dhe mamaja e tij Shyama Underwood, thotë se ai ka thyer 12 televizorë dhe ka përmbytur banjën – dy herë. Mamaja e tij tregon më tej se dëmet që ai ka shkaktuar i kanë kushtuar asaj gati 6,000 £ edhe pse ajo ka provuar...

Continue reading...

Ori Nebiaj kandidate për deputete në listat e PD

Moderatorja e njohur Oriela Nebiaj rikthehet në Partinë Demokratike për të kandiduar për deputete në zgjedhjet elektorale e 25 Prillit. Në listën e zbardhur nga Opinion.al Nebiaj renditet e 18 në listën e Tiranës. Kujtojmë që Nebiaj ka qenë më herët zëdhënëse e Partisë Demokratike dhe kandidate për drejtimin e FRPD-së përballë Belind Këlliçit. Më pas ajo u shkëput nga politika duke iu dedikuar ekranit si moderatorë në disa emisione televizive e siç duket tashmë është rikthyer sërish./Opinion.al

Continue reading...

“Mami e di që ti tani po qan”, djali i Ermal Mamaqit i lë të gjithë pa fjalë

Ish-moderatorja dhe biznesmenia e njohur shqiptare, Amarda Toska mori dje një dhuratë emocionuese për festën e 8 Marsit nga djali iu saj Joeli. Ai kishte përgatitur një video shumë të bukur për mami Amin, të cilën e nis duke thënë me çiltërsinë e një fëmije se babi Ermali e ka detyruar ta bëjë këtë video. Nga humori e batutat, Joeli më pas ndryshon mimikën e fytyrës dhe bëhet serioz për t’ja uruar mamit 8 Marsin me fjalët më të bukur gjithashtu nuk ka lënë pa përmendur dhe kërkesat e tij. “Nje mesazh per mamin…Gjithe bota aty! Joel & Sia “,...

Continue reading...

Balla: Prishëm koalicionin me LSI-në vetëm që të çonim para Reformën në Drejtësi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha ditën e sotme gjatë seancës parlamentare të Kuvendit se ta bëjnë me referendum nëse populli shqiptar është pro Reformës në Drejtësi apo jo. Balla theksoi se PS prishi koalicionin me LSI-në që të çonim përpara Reformën në Drejtësi. Ai shtoi se Basha ishte zotuar ta çonte LSI-në për skrap, por e mori me vete. “Sot është dita përfundimtare e depozitimit të listave nga të gjitha partitë, ne kemi ekipet më të mira në 12 qarqet e vendit. Gjej rastin t’i shpreh mirëseardhjen Najada Çomos dhe Luljeta Bozos. Këto dy emra...

Continue reading...